ARKATANA

Nasala me ujë e pa ujë…!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Tash e katër vjet Nasala ka mbetur pa ujë të pijshëm nga ujësjellësi. Edhe pas katër vjetësh, askush nga zytarrët e komunës nuk ua qan hallin banorëve të këtij lokaliteti. Nasala është fshat me mbi 34 familjeve. Jetojnë si një. Jetën e jetojnë me bujqësi e blegtori. Por, kohës së fundit, nasalasit e kanë ndryshuar pak jetën e tyre. E kanë të asfaltuar rrugën Lladovë-Nasalë. Është bërë ndriçimi publik i fshatit. Edhe pas kësaj “gjendje” të mirë, ky lokalitet ka edhe pak halle jete. Këto halle janë jetike. Fshati nuk ka ujë për nevojat e amvisërisë.

Ndonëse ujë ka me bollën nga Morava e Binçit e nga puset të tyre që posedojnë ujë mineral, ky ujë nuk përdoret në amvisëri e për nevojat ushqimore. Nuk e bën pastrimin e rrobave mirë. Edhe për nevoja tjera rreth ushqimit, nuk është i këndshëm. Sepse, uji në fjalë ka thartirë. Edhe uji i Moravës nuk është i shfrytëzueshëm në familjet e nasalasve. Uji i Moravës është me shumë hemikale. Krejt hemikalet e fshatrave të komunës së Vitisë i derdhin në lumin Moravë. Ky ujë është i dëmshëm për kafshë, e lëreni për njerëz.

Bile, gjatë të reshurave atmosferike, uji i Moravës së Binçit bënë dëme të mëdha në bujqësi. Kur vërshohet lumi në fjalë, uji i përmbyt me mijëra hektarë tokë pjellore. E në këto raste të vërshimi, me javë nasalasit mbeten pa ujë të rëndomtë. Ata janë të detyruar të furnizohen me ujë nga qyteti me ndonjë cisternë. Kjo gjendje e tyre është për brengosje. Pse jo?

Andaj, ky lumë ka nevojë të pastrohet e të zgjerohet. Komuna e Vitisë, shtratin e lumit Moravë e ka pastruara me kohë gjer tek kufiri me fshatin Nasalë. Kur është fjala tek uji mineral (i thartë), ai buron me shumicë dhe është me shije. Pra, nasalasit kanë halle, sidomos tani me ujë të pijshëm e për amvisëri. Kështu, banorët e këtij fshati kanë reaguar, intervenuar tek zyrtarët e komunës, por as sot e kësaj dite organet përgjegjëse të komunës nuk u kanë dalë në ndihmë për hallin e tyre.

United Hospital

Ndonëse në vitin 2013 është janë kryer punët rreth ujësjellësit për fshatin Nasalë, që ishte një donacion zviceran, prapë se prapë, punët rreth sigurimit të ujit të pijshëm, nuk kanë shkuar në të mirë. Pse jo? Kompani nga Drenica, e quajtur “Kosmaq”, e cila i ka kryer punët në ujësjellësin në fjalë, ajo këto punë i ka kryer shkel e shko. Ka instalur kabllo të dobët. Kur është lëshuar uji, gypi i ujësjellësit ka pëlcitur në disa vende, për faktin se, nuk e kanë groposur kanalin në thellësi të duhur. Dhe, ky “defekt” që i takon kompanisë në fjalë, as sot e kësaj dite nuk është riparuar. Prandaj, tash e katër vjet nasalasit jetojnë pa ujë.

Përfaqësuesi nga Nasala, Ruzhdi Selimi thotë se, punët janë kryer nga kompania në fjalë, por uji nuk erdhi në familje e nasalasve, për faktin se, gypat kanë qenë jo aq të mirë. “Edhe pse përurimi i ujësjellësit është bërë dy herë, edhe nga qeveria e më parme dhe kjo e sotit, Nasala kanë mbetur pa ujë të ujësjellësit. Ky është halli ynë i parë, i cili po na mundon shumë. Por, edhe pas kësaj “gjendje” jo të mirë, qeverasja e hajrit e komunës na ka premtuar se së shpejti ky problem do të zgjidhet. Jemi në pritje, por se kur do të bëhet kjo, nuk dihet…!”

Këto ditë, nasalasit kanë bërë edhe një ankesë në Drejtorinë për Shërbime Publike për një projekt rreth asfaltimit të rrugëve të tyre nëpër fshat që ka afro 1200 metra gjatësi. Edhe ky hallë i mundon nasalasit, të cilët, si një, po i kthehen jetës e punës me fytyrë kah qyteti./ tefik selimi/rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.