Gjilani përshëndetet nga Kupa e Kosovës
Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në 1/8 e finales së Digitalb Kupës së Kosovës në ballafaqim me Ferizajin në Ferizaj pëson humbje me rezultat 1-0.
Momenti vendimtar gjatë 90-të minutave të kësaj ndeshje ishte minuta e 24, kur në tollovinë e krijuar më së miri gjendet mesfushori i Ferizajit Maliq Behluli i cili nga 12 metra lenë të shtangur portierin Haxhiu.
Futbollistët e Gjilanit në pjesën e dytë patën iniciativë të plot në fushë, por rastet e krijuara nuk i konkretizuan.
Së pari mbrojtësi Thaçi i Gjilanit në minutën e 57 gjuan mirë por edhe më sigurt mbron Rexhepi.
Rast tejet të volitshëm kishte sulmuesi Eminhaziri i cili nga 2-3 metra gjuan, por Rexhepi edhe njëherë shpëton portën e tij.
Në bazë të lojës së zhvilluar Ferizaj me plot meritë gjendet në Çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina pas ndeshjes deklaroi.: “Kur nuk i konkretizon rastet më mirë nuk pritet por kjo është pjesë e lojës, patëm iniciativë në pjesën e dytë por nuk ia arritëm qëllimin të shënojmë, më vjen shumë keq që në ndeshjen e parë kemi zhgënjyer pronarin e klubit i cili për një kohë të shkurt ka bërë shumë për klubin”./rajonipress/


