Beqiri tregon qëndrimin e LDK-së pas takimit të Thaçit me Mustafën
Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, i është kundërpërgjigjur zërave se partia e Isa Mustafës ka “zbutur” qëndrimet ndaj PDK-së. Deputeti i LDK-së, në një intervistë për Indeksonline, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të bëhet koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Beqiri, po ashtu, ka komentuar takimet e fundit të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, dhe atë të AAK-së, Ramush Haradinaj – mbrëmë dhe sot.
“Ne e kemi një koalicion paszgjedhor dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë ndryshim. Nuk shohim asnjë arsye që të ketë koalicion me PDK-në”, ka thënë Beqiri për Indeksonline.
Sipas tij, LDK-ja i është përgjigjur pozitivisht ftesës së sotme e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në “Darkën e Lamës”.
“Këto janë në kuadër të organizimit që i ka bërë presidentja e vendit”, thotë ai. /Indeksonline/


