Uji Dea

Sinani: 17 shkurti, festa më e madhe e vendit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani me rastin e 9 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka uruar të gjithë qytetarët e Kamenicës duke e quajtur këtë ngjarje si festën më të madhe të vendit tonë.

FIDANISHTJA

“Të dashur qytetarë të Komunës së Kamenicës, kam nderin dhe privilegjin që në 9 vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë Kosovës në emër të institucioneve lokale të Kamenicës të ju uroj të gjithë juve, fat, prosperitet dhe suksese në familjet Tuaja. Gjithmonë duke kujtuar dhe respektuar të kaluarën tonë, luftën tonë për liri dhe shtet, dëshmorët tanë që pavdekësinë e fituan me rënien e tyre për liri dhe me realizimin e qëllimit të tyre përmes aktit të shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, kjo ditë fiton kuptimin e saj të plotë si festa më e madhe e vendit tonë, si data në të cilën ne reflektojmë për punën dhe përgjegjësitë tona, për mirëqenien e qytetarëve tanë dhe për avancimin tonë si shoqëri. Jemi gjenerata më me fat që patëm rol të caktuar në këtë ngjarje dhe përjetuam atë, dhe tani kur sërish jam në udhëheqje të komunës mbetem i përkushtuar për të punuar për të gjithë ju” ka thënë Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.