Veteranët e UÇK-së urohen me torte për nder të 17 shkurtit
Viti – Torta me emblemë të UÇK-së në zyrën e OVL të UÇK-së ishte urimi më i veçantë për veteranët e luftës së UÇK-së.
Në kuadër të Aktiviteteve të sotme për nderë të 17 shkurtit- Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Kaltrina Sylejmani ka filluar urimin këtë ditë OVL e UÇK-së, dega në Viti dhe atë me një torte me emblemën e UÇK-së të përgatitur nga Shoqata e Grave “Gratë e Goshicës”.
Ajo duke uruar këtë festë kryetarit të kësaj organizate, z. Abdyl Bajrami tha se më meritorët që ne festojmë sot këtë festë të lirë janë pikërisht çlirimtarët e saj./rajonipress/


