Fundamenti

93 vjeçari me trup atleti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Angazhimet e tij sportive ai ka bërë jo vetëm për shëndetin e vet, por edhe për të qenë në qendër të vëmendjes së femrave!

“Ka fare pak informacione se si mbahet i shëndetshëm dhe fit dikush që i ka mbushur të shtatëdhjetat” thotë zvicerani Charles Eugster për gazetën “Daily Mail”. Por, Eugster ka tashmë 93 vjet dhe vetëm kur i ka mbushur 85 vjet ka filluar një program rigoroz fitnesi. Për moshën e tij ky stërgjysh zviceran është më shumë se fit. Dhe këtë e ka parë dhe e ka vlerësuar edhe bota. Krahas gazetës “Dyily Mail” edhe “BBC” dhe “International Business Times” janë interesuar për plakun dinamik.

“Njeriu asnjëherë nuk është tepër plak për të filluar diçka të re”, thotë Eugster, duke pohuar se gjithmonë ka pasur besim në vete. Lundrimi, noti dhe Wakeboard kanë qenë angazhimet e tij sportive që ai nuk i ka bërë vetëm për shëndetin e vet. Jo, ai është marrë me këto sporte edhe për të qenë në qendër të vëmendjes së femrave!

Eco Higjiena

“Unë dëshiroja që “gratë sexy” 70 vjeçare të kthejnë kokën pas meje në plazh”, thotë dentisti i pensionuar. Ka mbushur 93 vjet dhe akoma synon të ketë një trup atraktiv për plazh.

Së shpejti Charles Eugster, zvicerani i lindur në Londër, do të fillojë disa gara të reja. Në Varese, Itali, ai në muajin shtator do të bëjë gara në lundrim. Pas kësaj planifikon të triumfojë në World Masters Athletic Championships në Brazil. Por për t`i bërë këto, atij i duhet të ushtrojë edhe më vrapimin në 100 metra.

Sekretin e jetës së tij të shëndetshme, Eugster e sheh në punë, në ushqim dhe në lëvizje. “Madje, pikërisht sipas kësaj radhitjeje”, këmbëngul ai.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.