Fundamenti

90% e investimeve të diasporës shkojnë në patundshmëri

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Edhe ato pak investime të huaja që vijnë në Kosovë nuk shkojnë në sektorë që do të gjeneronin vende të reja pune. Rreth 90 për qind e investimeve të huaja në vitin 2019 kanë shkuar në sektorin e patundshmërive, përcjell Buletini Ekonomik.

Kryesisht ‘investitorët’ janë nga diaspora që paratë po i investojnë në blerjen e banesave. Sipas rapotit vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) PËR VITIN 2019 Investimet e Huaja Direkte (IHD) arritën vlerën prej 271.8 milionë euro, që paraqet nivel pothuajse të ngjashëm me vitin 2018 (272.1 milionë euro).

ARKATANA

“IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 20.0 milionë euro (8.8 milionë euro në vitin 2018). Rritje e IHD-ve u evidentua kryesisht nëe sektorin e patundshmërive, i cili përbënë rreth 87.1 përqind në gjithsej IHD-të dhe sektorin e industrisë, i cili ka një pjesëmarrje prej 3.9 përqind në gjithsej IHD-ve.

Në anën tjetër, sektorët që shënuan rënie ishin kryesisht sektori i ndërtimtarisë dhe ai i tregtisë”, thuhet në raportin e BQK-së./EO

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.