ARKATANA

90% e bizneseve pa kontrata, rrezikojnë të mbesin pa rrymë nga 1 gushti

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Rreth 90% të bizneseve të mëdha në vend ende nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim me energji elektrike, për çka, nga muaji i ardhshëm rrezikojnë të mbesin pa furnizim. Kështu të paktën thonë nga Oda Ekonomike e Kosovës, nga e cila tregojnë se bizneset janë të vendosura që mos të lidhin marrëveshje për furnizim me operatorët privatë.

“Thuajse janë mbi 90 për qind e bizneseve që nuk kanë lidhur ende marrëveshje me asnjë furnizues për shkak se i vetmi furnizues deri më sot që u ka ofruar ofertë ka qenë KESCO të tjerët nuk arritur t’ia krijojnë një ofertë të mirë bizneseve”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike.

Ndërkaq, nga KESCO i kanë thënë RTK-së se deri më tani rreth 50 biznese kanë lidhur marrëveshje me ta.

“Jemi duke takuar shumë biznese të cilat dëshirojnë të marrin oferta prej KESCO-s. Aktualisht kemi nënshkruar afër 50 kontrata me biznese të ndryshme e me shumë prej tyre jemi në negociata në mënyrë që nga data 1 gusht ata të vazhdojnë furnizimin me KESCO-n. Konsumatorët e parregulluar që janë aktualisht konsumatorë të KESCO-s apo dëshirojnë të marrin shërbime nga KESCO që tash e tutje për këta konsumatorë ne kemi dedikuar KESCO Premium”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se pas datës 30 korrik, të gjitha bizneset që nuk kanë lidhur marrëveshje për furnizim do të mbesin pa energji elektrike. Ky njoftim i KEK-ut ka krijuar paqartësi mes bizneseve për shkak se Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, më 12 qershor pati marrë vendim që KEK-u të jetë furnizues i mundësisë së fundit deri më 30 janar të vitit të ardhshëm.

Uji Dea

“Është një situatë pasigurie, situatë që as vetë biznesi nuk po di çka të bëjë në mungesë të një këshille ose një vendimi profesional nga ana e ZRRE-së”, tha Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës

E nga ZRRE i kanë thënë RTK-së se KEK-ut vetëm i është vazhduar licenca për 6 muaj. Sipas ZRRE-së, ligjërisht është e rregulluar që konsumatorët të furnizohen për 60 ditë nga KEK-u, derisa të lidhin marrëveshje me operatorët energjetikë.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje.

Përfaqësues të bizneseve edhe më tej vazhdojnë të kërkojnë shtyrjen e vendimit të ZRRE-së për daljen në tregun e lirë energjetik, pasi thonë se as bizneset e as operatorët energjetikë nuk janë të përgatitur për këtë tranzicion.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.