9 persona të vdekur, cak i sulmeve ishin edhe fëmijët

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur në të shtënat në një qendër tregtare në qytetin gjerman të Mynihut.
Policia tha se të paktën tre persona të armatosur kanë qenë të përfshirë në sulmin në qendër Olympia – Einkaufszentrum – dhe ka paralajmëruar se ata janë ende në arrati.
Hetuesit thonë se situata aktuale është emergjente dhe se kjo ka ndezur operacionin më të madh policor në Mynih për më shumë se një dekadë, transmeton zeri.info
Ndërkaq revista me bazë në Mynih Focus raporton se një nga autorët vdiq pasi ka bërë vetëvrasje në kokë jashtë qendrës, duke cituar burime policore.
Ndërkohë, RTL thotë se fëmijët janë sjellë në Spitalin Bogenhausen me dëmtime të rrezikshme për jetën. /ZËRI