Mobi Casa

9 përdorimet shëndetësore të mjaltit

/ 2 minuta lexim

Nëse mjalti është në ngjyrë të errët niveli i antioksidantëve që përmban është më i lartë.

Është e rëndësishme të theksohet se mjalti i ngrohur mbi 40 gradë mund të shkatërojë çdo përfitim shëndetësor. Ja për çfarë mund ta përdorni mjaltin:

Parandalon të ftohtin dhe gripin: Një pije tradicionale për të luftuar gripin dhe ftohjen: ujë i nxehtë me mjaltë, limon dhe kanellë. Rekomandohet të konsumohet çdo dy orë.

fresh honey with honeycomb, lemons, oranges, cinnamon, vanilla, anise star
Mjaltë me limon

Parandalon kollën dhe infeksionet: Mjalti përdoret në shumë shurupe për të trajtuar kollën dhe infeksionet.

Parandalon aknet: Aplikoni pak mjaltë mbi aknet para se të shkoni për të fjetur dhe ato do të zhduken brenda natës. Mjalti ka veti antibakteriale. Gjithashtu mjalti mund të përdoret për të tharë plagët, për të parandaluar acarimin e lëkurës si dhe për të luftuar inflamacionin.

Eco Higjiena

Parandalon infeksionet: Një garzë e lyer me mjaltë ndihmon në parandalimin e infeksioneve. Mjalti largon aromat dhe ul inflamacionin.

Zbut lëkurën e thatë: mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë të ashpër ose mund ta përzieni me limon dhe mjaltë.

Zbut buzët: nëse keni buzë të plasaritura aplikoni pak mjaltë mbi to dhe mbajeni për disa minuta.

Largon stresin: përgatisni një lëng duke përdorur mjaltë, limon, kamomil dhe stresi do të qëndrojë larg jush.

Rregullon ciklin menstrual: mjalti stimulon prodhimin e omega6 dhe rregullon hormonet në trup. Rekomandohet 1 lugë mjaltë në ditë i shoqëruar edhe me një gotë uji ose çaj bimor.

Zbut flokët e thatë: përzieni ½ filxhan mjaltë dhe ¼ filxhan vaj ulliri. Mbajeni masën e përfituar në një enë qelqi. Aplikojeni përzierjen në flokë dhe lajini flokët si zakonisht, pas 30 minutash. /Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta/gazeta shendeti/