Mobi Casa

9 kosovarë dënohen për trafikimin e bashkatdhetarëve të tyre

/ 2 minuta lexim
HW

Tetë burra dhe një grua me këtë rast janë dënuar me nga 1.5 vjet burg efektiv

Goditje e madhe mbi mafinë kosovare të trafikimit me qenie njerëzore. Policia e landit Karnten (Karantania) pas hetimeve të suksesshme ka goditur një rrjet trafikantësh, pjesëtarët e të cilit tashmë janë gjykuar. Ata kanë sjellë ilegalisht bashkatdhetarët e tyre në Austri kështu që pasi janë kapur nga policia, tash kanë marrë disa vite mbrapa grilave, shkruan krone.at.

77 arrestime janë bërë në shumë shtete të Evropës, janë sekuestruar vila dhe automjete luksoze, transmetonalbinfo.ch mediat austriake. Rrjet që është marrë me tregtinë me njerëz, me vjedhje etj.

Të gjitha këto kanë sjellë te gjykimi i një pjese të rrjetit. Tetë meshkuj me këtë rast janë dënuar me nga1.5 vjet burg efektiv (dënimi i plotfuqishëm) dhe një grua ka marrë dënimin po ashtu 1.5 vjet burg por vendimi për të ende nuk është i plotfuqishëm.

FIDANISHTJA

Vetëm i akuzuari kryesor është gjetur fajtor për 52 raste të trafikimit. Ai si njëri ndër kokat e rrjetit, ka bërë edhe rekrutimin e shoferëve.

Dënimet janë shqiptuar edhe për vjedhje, lëndime të rënda dhe delikte tjera, përcjell alnbinfo.ch mediat austriake.

Tre pjesëtarë të bandës janë në ilegalitet ndërsa kundër katër të tjerëve janë ngritur fletarreste ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.