Hidromorava

84 vota të sigurta për themelimin e Gjykatës Speciale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deri më tash, koalicioni i ka të sigurta 84 vota të deputetëve me kusht që të gjithë ata që janë pro themelimit të jenë prezentë në seancën e sotme. Kështu, të gjithë 33 deputetët e LDK’së pritet t’i thonë “PO” Speciales. Ndërsa, të PDK’së do të jenë vetëm 32 pasi Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu kanë paralajmëruar votë kundër.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të marrin vendimin pothuajse më të rëndin prej pasluftës pasi do të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me ndjekjen e ish-pjesëtarëve të UÇK’së.

Deri më tash, koalicioni i ka të sigurta 84 vota të deputetëve me kusht që të gjithë ata që janë pro themelimit të jenë prezentë në seancën e sotme.

Kështu, të gjithë 33 deputetët e LDK’së pritet t’i thonë “PO” Speciales. Ndërsa, të PDK’së do të jenë vetëm 32 pasi Nait Hasani, Fadil Demaku, Ganimete Musliu kanë paralajmëruar votë kundër.

FIDANISHTJA

Ndërkohë, 10 deputetët e Listës Srpska pritet të japin votën për të themeluar Gjykatën. Njësoj pritet të votojnë edhe 6 deputetët tjerë e pakicave tjera në grupin 6 Plus.

Sidoqoftë, koalicioni llogarit edhe në votat e tre deputetëve të pavarur siç janë: Blerim Shala, Margarita Kadriu e Nenad Rashic.

Dihet se Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën prej fillimit kanë thënë se nuk do të votojnë për themelimin e Gjykatës Speciale.

E krejt ndryshe është duke vepruar Partia e Ramush Haradinajt, e cila kishte qenë njëra prej partive më të zëshme pro themelimit të kësaj Gjykate. Tash, kanë paralajmëruar se vota e tyre do të jetë kundër./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.