812 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 812.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.831, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,123 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 314 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.816.842 doza të vaksinës.

Deri më sot 817.873 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 98.414 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS