UBT

800 milionë € në vit nga diaspora, mungon mbështetja për investime

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Investitorët nga diaspora nuk janë të diskriminuar pozitivisht me ndonjë ligj të veçantë. Ata trajtohen njësoj si çdo investitor i huaj, pavarësisht se janë katalizator i zhvillimit të Kosovës.

Diaspora kosovare është faktori kryesor që po ndikon në zhvillimin ekonomik të Kosovës, por edhe në qëndrueshmërinë sociale të saj. Prandaj, sipas ekspertëve të ekonomisë, institucionet vendore duhet të krijojnë infrastrukturë më të qëndrueshme për investitorët e diasporës.

Kështu u tha të martën në një tryezën të rrumbullakët me temën “Hulumtime dhe analiza për tërheqjen e investimeve nga diaspora”, të cilën e organizoi Ministria e Diasporës në bashkëpunim me institutin “Riinvest.

Në këtë tryezë u diskutua lidhur me situatën aktuale për profilin social-ekonomik të diasporës kosovare, arritjet e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë, praktikat e vendeve të rajonit për tërheqjen dhe krijimin e mundësive për investime nga diaspora, si dhe evidencimi i barrierave aktuale të investitorëve potencialë në Kosovë.

Nikoqiri i kësaj tryeze, ministri Makolli tha se investitorët nga diaspora nuk janë të diskriminuar pozitivisht me ndonjë ligj të veçantë, por trajtohen njësoj si çdo investitor i huaj.

Makolli tha se kjo konferencë ka për qëllim t’i shpalosë disa prej hulumtimeve dhe analizave që Ministria e Diasporës në bashkëpunim me institutin “Riinvest”, i ka bërë legjislacionit në fuqi, në fushën që ka të bëjë me tërheqjen e investitorëve të jashtëm, në veçanti ata nga diaspora.

Një pjesë e investimeve në Kosovë gjatë 14 vjetëve të pasluftës, sipas Makollit, kryesisht është bërë nga mërgimtarët.

Duke e falënderuar institutin “Riinvest” për kontributin e dhënë lidhur me identifikimin e problemeve, me të cilat përballen investitorët nga diaspora, Makolli tha se synim i Ministrisë së Diasporës, që nga fillimi, ka qenë inkorporomi i sa më shumë aktorëve, në mënyrë që të realizohen qëllimet për eliminimin e këtyre barrierave.

Mërgata dërgon deri në 800 milionë € në vit

“Mërgata jonë, në forma të ndryshme, kontribuon në buxhetin e Kosovës në një shumë jo më të vogël se 500-800 milionë euro në vit”, tha Makolli, duke u shprehur i bindur se në Kosovë do të ketë një legjislacion të favorshëm për krijimin e të gjitha hapësirave dhe të infrastrukturës ligjore për investime nga diaspora.

”Jemi të interesuar që këto investime të jenë në fushën e prodhimtarisë, ku Kosova ka më së shumti nevojë dhe resurse”, theksoi Makolli duke u bërë thirrje të gjithë faktorëve institucionalë, shoqërisë civile dhe akademike, në mënyrë që bashkërisht të hulumtohen dhe të gjenden format që të ketë stimulime për bizneset dhe për investitorët nga diaspora.

Fundamenti

Të pranishëm në këtë tryezë ka qenë edhe Lumir Abdigjiku, drejtor i institutit “Riinvest”, Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, si dhe Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit

Abdixhiku ka thënë se diaspora është faktori i tretë i zhvillimit ekonomik në vend, pas sektorit privat dhe shpenzimeve qeveritare, por ka shtuar se këto investime të diasporës po orientohen në vende jo të duhura.

Ndërsa Agim Shahini tha se diaspora e Kosovës nuk po trajtohet si duhet nga institucionet e vendit dhe se atyre nuk po u krijohen kushtet e duhura për të investuara në Kosovë.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane, falënderoi ministrinë e Diasporës për një hap të tillë, duke thënë se tryeza shërbejnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai po ashtu foli edhe për rolin që ka luajtur diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si para edhe pas luftës.

Zeka ka thënë se duhet rritur vetëdija dhe edukimi i njerëzve që pranojnë remitancat, se si ato mund të shfrytëzohen në mënyrë më të mirëfilltë për të gjeneruar mjete të mëtutjeshme, e jo të përfundojnë vetëm për konsum.

Riinvest: Barrierat në investime janë institucionale

Diellza Gashi, hulumtuese e institutit “Riinvest”, në prezantimin e raportit e saj me titull: “Hulumtime dhe analiza për tërheqjen e investimeve” , tha se hulumtimi rezulton barrierat kryesore, me të cilat ballafaqohen investitorët, që kryesisht janë të natyrës institucionale, infrastrukturore dhe aftësitë e brendshme të kompanive.

Sipas hulumtimit, arsye kryesore për të investuar në Kosovë janë: kërkesa e madhe për produkte ( 15.6 % ), tregu lokal atraktiv ( 13.3 %) , hapësira për rritje dhe zhvillime ( 13.3 % ) dhe vendi i origjinës ( 11.1 % ). Ndërkohë, degët më të konsideruara më së shumti ishin: riciklimi, logjistika, automobilistikë-makineri-metal, ndërtimtari-patundshmëri dhe infrastrukturë.

Ajo bëri të ditur se nga ky hulumtim dolën edhe 20 rekomandime për iniciativat ligjore: amendamentimi i Kodit për doganat dhe akcizat, i Rregullores për kushtet e përgjithshme për furnizim me energji elektrike, i Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, i Ligjit për tregti të jashtme dhe amendamentimi i Ligjit për ndërtim.

Ministri Makolli në fjalën përmbyllëse bëri të ditur se MeD-ja tashmë i ka bërë hapat e parë për mbështetje të investitorëve nga diaspora, duke i konsoliduar zyrat ndërlidhëse në të gjitha komunat e Kosovës me diasporën shqiptare.

Ndërkaq, deri tani, ai tha se ka pasur përparime për eliminimin e korrupsionit, i cili paraqitet si pengesë për investitorët e nga diaspora në Kosovë, duke bërë të ditur se “ende ka punë për të bërë, në mënyrë që shkalla e korrupsionit të jetë zero”.(M.SH)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.