Hidromorava

80 vjet pas themelimit, shuhet revista “Newsweek”

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

“Newsweek” tashmë është publikuar vetëm në variantin e tij online dhe kështu pritet të vazhdojë. Ky variant, që shpërndahet me pagesë ka edhe emrin tjetër “Newsweek Global”.

Pas afër 80 vjet të daljes së rregullt, magazina e njohur amerikane, javorja “Newsweek” e ka ndërprerë daljen e saj në variantin e shtypur. Botimi i fundit i magazinës ka dalë të hënën. Kryeredaktorja, Tina Brown e ka koentuar kështu ndërprerjen e revistës prestigjioze: “Nganjëherë ndryshimet nuk janë vetëm të mira por edhe të domosdoshme”.

UBT

“Newsweek” tashmë është publikuar vetëm në variantin e tij online dhe kështu pritet të vazhdojë. Ky variant, që shpërndahet me pagesë ka edhe emrin tjetër “Newsweek Global”.

Revista e madhe me traditë të pasur “Newsweek” është themeluar në vitin 1933 nga gazetarët e gazetës “Time”. Pas dekadave të suksesit, viteve të fundit ajo ka qenë vazhdimisht në buzë të greminës. Ndërsa shkasi kryesor që ka sjellë ndërprerjen e magazinës ka qenë ndërprerja e financimit nga ana e familjes së miliarderit amerikan Harman, i cili e kishte marrë atë në vitin 2010.