80 vjet bashkëjetesë nën shikimin vëngër
Në vitin 1929 mbretëria e atëhershme serbe i mori me dhunë një pjesë të tokës xhamisë për të ndërtuar kishën krejt afër saj, dhe kjo ngjarje thuhet të ketë ndodhur mes viteve 1928-1931. Por, Xhamia e Madhe e emërtuar së fundi me emrin “Xhamia e Mulla Vesel Gutës” shpjegohet se nuk ka qenë këtu ku është tani, ajo ishte pak metra më larg
Përmendja e faktit se në Ferizaj gjenden në një oborr Kisha Ortodokse dhe Xhamia më e madhe në qytet mund të jetë interesant për shumëkënd që dëgjon për herë të parë që dy objekte kulti gjenden kaq afër njëra- tjetrës pa pasur ndonjë të kaluar të përbashkët, por ajo bëhet edhe më interesante kur merret vesh zanafilla e kësaj historie.
Vërtet fotografia me të cilën krenohet shpesh Kosova për tolerancë ndërfetare paraqet elementin më të mirë të kësaj fushe, por gjurmimi në këtë histori thuajse ka munguar në tërësi dhe shënimet janë aq të pakta sa që mund të ndërtohet një tregim i shkurtër gojor i bartur brez pas brezi.
Mbretëria serbe i mori me dhunë tokën xhamisë
Nga interesimet e gazetës “Kosova Sot” për historinë e ndërtimit të Xhamisë dhe Kishës në një vend del se janë të pakët librat ku në kuadër të rrëfimeve tjera kalimthi përmendet edhe se si mbetën në një vend Xhamia e Madhe dhe Kisha Ortodokse. Veterani i arsimit, Ibrahim Hyseni Goga, ka nxjerrë një libër për historinë e Ferizajt, kurse një pjesë flet edhe për jetën fetare./kosova sot/


