Fundamenti

80 të rinj të Gjilanit certifikohen për ndërmarrësi e lidership

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Janë shpërndarë sot 80 certifikata për të rinjtë e Gjilanit, të cilët kanë ndjekur trajnimet ne fushën e ndërmarrësisë, hartimin e projekteve, planeve të biznesit dhe lidershipit, të cilët janë financuar nga Qeveria e Turqisë.

Përkitazi me këtë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim koordinatorin për kulturë në Ministrinë e Kulturës në Presidencën e Turqisë, Nedim Asllan.

Kryetari Haziri, me këtë rast, ka falënderuar shtetin turk për mundësinë që u ka dhënë të rinjve të Gjilanit për ndjekjen e këtyre trajnimeve, duke shtuar se kjo do të jetë një mundësi e mirë për hapjen e bizneseve të reja.

FIDANISHTJA

Ndërsa, koordinatori për Kulturë në Ministrinë e Kulturës në Presidencën e Turqisë, Nedim Asllan. tha se ky ka qenë një projekt shumë i suksesshëm, i cili tashmë u implementuar.

“Sot e kemi një përfundim të një projekti të suksesshëm mes dy shteteve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë. Departamenti për Diasporë turk, vëllezërve tanë në Gjilan, iu kemi mundësuar të rinjve të kësaj komune që të ndjekin trajnime për ndërmarrësi dhe hartimin e projekteve. Me organizatën Liza, e kemi realizuar projektin në përpikmëri”, theksoi ai.

Ai është zotuar se edhe në të ardhmen si Qeveri e Turqisë do të jenë përkrahës të të rinjve të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.