Fundamenti

8 vjet burgim për veprat penale “grabitje” dhe “vjedhje e rëndë”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. R, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vjet burgim dhe 1000 (njëmijë) Euro gjobë.

I pandehuri F. R. me datë 15.11.2019, rreth orës 22:10, në rrugën “Avdullah Tahiri” në barnatoren “Ranna” Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, nën kërcënimin e armës (pistoletë lodër dhe një thikë kuzhine), ka detyruar dy shitëset që të japin paratë që kanë poseduar në arkën e barnatores, me ç’rast ka përvetësuar 280 Euro.

Po ashtu i pandehuri me datë 11.11.2019, rreth orës 20:00,ë rrugën “7 shtatori” në barnatoren “Green Pharmacy” me anë të përdorimit të forcës dhe kërcënimit të armës merr nga shitësja shumën e parave në vlerë prej 140 Euro.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale “grabitje” nga neni 317 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjithashtu i akuzuari me datë 19.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Besim Bokshi” në shtëpinë e të dëmtuarit B. M., përdor forcën, hap derën e shtëpisë, duke marr një televizor

UBT

plazma të markës “Feugo”, po ashtu me datë 13.10.2019, rreth orës 21:00, në rrugën “Nexhat Orana” në shtëpinë e të dëmtuarit S. E., gjithashtu merr një televizor të markës “Sony”.
Me këtë rast i akuzuari ka kryer dy vepra penale “vjedhje e rëndë”.

Kryetari i trupit gjykues Zyhdi Haziri, për secilën vepër të akuzuarin e ka gjykuar me nga 3 vite burgim dhe 250 euro gjobë.

Mirëpo, konform neni 76 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, pika 2.3, thotë nëse gjykata e ka shqiptuar dënimin me burgim prej tri (3) vjet për secilën nga veprat penale, dënimi unik me burgim nuk mund të jetë më i lartë se tetë (8) vjet.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.