United Hospital

8 vjet burg shqiptarit për vrasjen e homoseksualit në rastin “Ballkoni”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Miftari ka pranuar autorësinë e veprës por këtë e ka arsyetuar si vrasje në vetëmbrojtje, pasi që tashmë viktima, sipas tij e kishte kërcënuar me të madhe.

Sot në një gjykatë të qytetit Chemnitz është shpallur vendimi gjyqësor për dënimin e shqiptarit 21 vjeçar të Kosovës Mftar I., azilkërkues 21 vjeçar. Ai është dënuar me tetë vjet burg për vrasjen e trajnerit gjerman të futbollit Udo Z., 50 vjeçar, shkruan mopo.de. Rasti është bërë i njohur si “rasti i vrasjes nga ballkoni”, pasi që i riu e ka mbytur viktimën në ballkonin e banesës së këtij të dytit.

Miftari ka pranuar autorësinë e veprës por këtë e ka arsyetuar si vrasje në vetëmbrojtje, pasi që tashmë viktima, sipas tij e kishte kërcënuar me të madhe.

Ata dy ishin njohur përmesnjë portali interneti për homoseksualë, transmeton albinfo.ch. Miftar I., ka theksuar para trupit gjykues se Udo Z. e kishte joshur atë për në banesën e tij dhe kishte kërkuar seks nga ai.

FIDANISHTJA

“Në televizion po shfaqej një film pornografik. Ai më ofroi verë dhe më foli për vetminë e tij”, ka thënë më tutje dorasi. Më tutje ai ka thënë se Udo e ka pushtuar atë duke e përqafuar me forcë dhe ishte bërë gjithnjë më agresiv. Në fund Udo kishte marrë një thikë kuzhine dhe ia kishte vënë atij në qafë.

“Ai donte të më çonte në dhomën e fjetjes. Unë u bëra sikur edhe vetë dëshiroja seks me të, por se fillimisht doja ta ndizja një cigare në ballkon”. Pastaj Udo e ka shtyrë atë brutalisht drejt ballkonit duke e shtypur në gjoks., përcjell albinfo.ch Atëherë Miftari ka dashur të mbrohej dhe e ka goditur viktimën, me gjasë me një vazo xhami dhe me një shishe birre. Pas aktit të kryer ai ka ikur i frikësuar.

Kështu ka rrëfyer kosovari para gjyqit por gjatë procesit ai disa herë ka rënë në kundërshtim me vetveten. Sepse Miftari kishte vjedhur telefonin mobil dhe kamerën e viktimës dhe pak pas aktit ka bërë “selfie”. Veç kësaj, Udo Z., pak para takimit vdekjeprurës kishte thyer dorën e djathtë. Kështu, ai, sipas dëshmisë së nënës së tij, nuk kishte pasur mundësi pothuajse fare të lëvizte dorën e djathtë.

Ende nuk dihet nëse prokuroria ose mbrojtja do të ushtrojnë ankesë kundër vendimit gjyqësor./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.