FIDANISHTJA

8 vjet burg për dy shqiptarët e zënë me 15 kg drogë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me 4.5 vjet burg është dënuar shtetasi i Kosovës, 42 vjeç ndërsa me 3.5 vjet shtetasi i Shqipërisë, 19 vjeç

Në automobil VW Sharan me tabela të Hamburgut , në të cilin ndodheshin një pensionist i parakohshëm 42 vjeç dhe një i ri 19 vjeç po kthehej në Gjermani nga Italia. Dokumentet e të dyve ishin në rregull. Në shikim të parë asgjë e pazakonshme.

Por ndërkohë policëve u bie në sy një copëz e gjethit të marihuanës dhe kjo i shtyn ata të kontrollojnë më vëmendshëm. Kështu policët e kontrollojë rezervarin e gazit ku kanë çka të shohin: mbi 15 kilogramë drogë të tipit marihuanë, (15.2 kg) të paketuar në 15 qese.

Duket se gjatë paketimit të drogës, atyre u është grisur ndonjë qese dhe kjo i ka “tradhtuar” dy personat e përmendur, duke bërë policinë të alarmohej.

United Hospital

Shtetasi i Kosovës (42) dhe ai i Shqipërisë (19) kanë marrë të mërkurën dënimin për veprën e kryer të futjes së drogës në Gjermani. Procesi është zhvilluar në Gjykatën e Landit në Trauenstein, me ç`rast i akuzuari i parë është dënuar me 4 vjet e gjysmë burg, ndërsa i dyti, për shkak të moshës, ka marrë një dënim me 3 vjet e gjysmë burg për të rinj.

Siç bëhet ditur nga Oberbayerische Volksblatt dy shqiptarët gjatë procesit kanë fajësuar njëri tjetrin. Por të dy kanë pranuar se kanë bërë punën e korrierit për të fituar ca të holla. 42 vjeçi ka thënë se si paradhënie ka marrë 600 uro ndërsa edhe 1600 uro të tjera do t`i merrte kur të mbërrinte në cak.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.