UBT

8 ushqime që ju bëjnë të keni më shumë uri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Në këtë jetë mund të rezistojmë pa pasur shumë gjëra por të gjithë thonë se tre janë gjërat më kryesore, patë cilat askush nuk ia del dot dhe ato janë: ajri, uji dhe ushqimi. Për këtë të fundit do të flasim.

Edhe pse është shumë i rëndësishëm në jetën tonë, më shumë se gjysma e botës kërkon ta shmang, ose ta marrë në sasi sa më të vogla, në mënyrë që të shmangë kilogramët e tepër të shtuara në trup.

Por ka disa ushqime, të cilat kur i konsumon, ju hapin edhe më shumë oreksin e ju shtojnë dëshirën për të ngrënë. Ja cilat janë 8 prej tyre, të cilat, mbase ju i konsumoni çdo ditë.

Patatinat- Ju shtojnë urinë pasi janë të mbushura me kripë, e cila ju dehidraton dhe krijon nevojën e konsumit të ushqimit.

Pijet me gaz- Janë të pasura e të mbushura me sheqer, i cili aktivizon në tru shqisat e të shijuarit dhe sjell nevojën e konsumit.

Çokollatat (snacks)- Ashtu si edhe pijet me gaz, janë tepër të pasura me sheqer. Krijojnë ndjesinë e ngopjes momentale dhe të shtojnë urinë.

Eco Higjiena

Lëngu i frutave- Mos u gënjeni nga mashtrimet në supermarket apo ato që janë të shënuara në shishet e lëngjeve të frutave, pasi edhe kur thonë se janë pa sheqer, niveli i sheqerit është i konsiderueshëm.

Makaronat- Gruri nga i vili bëhen makaronat përmban elementë tretës dhe nuk ka shumë fibra.

Sushi- Është i përbërë nga orizi si dhe nga salca e sojës, e cila çon në dehidratim dhe ju bën të ndieni etje, e cila shpesh shkakton ndjesinë e urisë.

Kokteilet- Jo vetëm që nuk janë dietikë, por sa më shumë të pini, aq më shumë dehidratoheni dhe aq më shumë trupi juaj ndihet i uritur.

Drithërat- Duhet bërë kujdes pasi janë të pasura me sheqerna dhe ju dëmtojnë kur nuk i merrni në masën e duhur si dhe kanë nivel të ulët të fibrave. noa.al