Fundamenti

757 milion euro vetëm nga doganat

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Deri më ditën e sotme, Doganat në Kosovë kanë inkasuar 757 milion euro, edhe pse qarkullimi është më i vogël për 6 për qind. Ndërsa krahasuar me vitin e kaluar të hyrat janë më të larta për 4.42 për qind, apo 24 milion euro.

Këto statistika janë bërë edhe sot të ditura, gjatë një vizite që i është bërë Doganës së Kosovës nga Ministri i Financave Besim Beqaj, i cili përmes një njoftimi, thuhet se të ketë dhënë vlerësime të larta për performancën e Doganës së Kosovës.

Ai, siç bëhet e ditur në njoftim, i ka inkurajuar ata, që të vazhdojnë me përpikëri që t’i realizojnë obligimet e tyre ligjore.

“Që nga themelimi i Doganës së Kosovës ka pasur zhvillim shumë të rëndësishëm si në fushën e mbledhjes së detyrimeve doganore për buxhet të shtetit, po ashtu edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe aftësimin e oficerëve doganor që me sukses t’i realizojnë obligimet e veta ligjore”, thuhet t’u ketë thënë Beqaj zyrtarëve të Doganës.

Beqaj, thuhet të ketë thënë gjatë kësaj vizite, se është investuar shumë në stafin e Doganës për ta pasur një administratë doganore të gatshme për tu përballur me çdo sfidë, me të cilën hasen për t’i realizuar objektivat e veta.

Eco Higjiena

Ministri Beqaj, thuhet të ketë thënë, po ashtu se reforma domethënëse në Doganë ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve në raport me bizneset dhe të punësuarit janë duke dhënë rezultate të rëndësishme konkrete.

“Luftimi i ekonomisë joformale është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave, respektivisht Qeverisë së Republikës së Kosovës. Dhe duke u mbështetur në dokumentet strategjike të Qeverisë për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare, në hartimin e të cilave ishin të inkuadruar edhe përfaqësuesit e biznesit, shoqërisë civile dhe institucionet relevante shtetërore, synohet një rritje e qëndrueshme ekonomike ku sektori privat ka rolin udhëheqës në ekonomi. Në këtë drejtim rol të pazëvendësueshëm ka edhe Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Beqaj, thuhet të ketë thënë se është duke u përgatitur një nismë e re – krijimi i ekipeve të specializuara doganore dhe tatimore të cilat do të merret me parandalimin e kontrabandës jashtë pikave doganore.

“Kjo do të jetë një lloj policie doganore, e cila do të ketë synimin jo vetëm të kontrollimit të pikave kufitare por edhe kontrollimin dhe eliminimin e kontrabandimit jashtë pikave kufitare. Do të jenë fillimisht afër 60 zyrtarë, 30 prej tyre do të jenë zyrtarë doganorë, ndërsa 30 prej tyre do të jenë zyrtarë nga Administrata Tatimore. Ata do të jenë mobil për të luftuar qarkullimin e mallrave të kontrabanduara jashtë pikave kufitare”, thuhet në fund të njoftimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.