Eko Higjiena

7500 mësimdhënës kërkojnë beneficione

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një ditë para se të shënohet Dita Botërore e Mësuesve, në Kosovë kërkesat e mësimdhënësve nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës. Ende mbeten të paplotësuara kërkesat për pagesën e udhëtimit, si dhe tri pagat me rastin e pensionimit të mësimdhënësit.

Mirëpo, kërkesa e cila ka marrë formën ligjore nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për kontributet e mësimdhënësve në vitet e ’90-ta dhe nuk ka kaluar si ligj, mbetet kërkesa kryesore për t’u përmbushur nga Qeveria.Ky projektligj pritet të kushtojë rreth 100 milionë euro.

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Qeveria heziton ta procedojë për miratim në Kuvend Projektligjin për Mësimdhënësit e Paraluftës.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka thënë për “Zërin” se këtyre mësimdhënësve që kanë punuar para luftës në vend duhet t’u njihet stazhi i punës, si dhe të kompensohen edhe financiarisht.

ARKATANA

Sipas llogaritjeve të kësaj Sindikate, Jasharaj ka thënë se janë 27 mijë mësimdhënës që duhet të kompensohen për vitet ’89/99.

Mirëpo, ai ka thënë se Qeveria nuk ka bazë që të frikësohet për ta proceduar këtë ligj, pasi, sipas tij, nuk do të kompensohen përnjëherësh 27 mijë mësimdhënës.

“Janë 7500 të pensionuar që kanë punuar para luftës dhe presin shtesën që do t’i bashkëngjitej pensionit. Numri i të pensionuarve shkon duke u rritur për çdo vit dhe pasi ta marrë pensionin me pension i merr dhe të hollat për kompensimin gjatë periudhës së paraluftës që ka kontribuuar në arsim”, ka thënë Jasharaj duke shtuar se si shumë e caktuar nga Komisioni, ku kanë marrë pjesë anëtarë të SBASHK-ut dhe ata të MASHT-it, është marrë shuma prej 170 eurove./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.