UBT

700 mijë euro për negociatorët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ekipi negociator bashkë me të gjithë përcjellësit e tjerë për në Bruksel, do të kenë edhe qindra mijëra euro në dispozicion për mbulimin e harxhimeve. Që nga fillimi i negociatave në mars të vitit 2011 e deri më tani për shpenzime të udhëtimit, akomodimit dhe ushqimit nga buxheti i Kosovës janë harxhuar para të majme.

Dhe në kohën kur bisedimet janë kah fundi, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë vendim në fillim të këtij muaji t’i ndajë edhe 700 mijë euro të tjera.

Vendimi i fundit i qeverisë është marrë në mbledhjen e 3 korrikut të këtij viti në të cilin thuhet se “ndahen mjete financiare në vlerë prej 700,000.00 euro për mbulimin e shpenzimeve për të gjithë përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive që marrin pjesë në delegacionet e bisedimeve”.

Fundamenti

Qeveria nuk publikon shpenzimet

Mjetet e ndara pritet që të shpenzohen për bileta, për akomodim, si dhe për mëditje që zyrtarët qeveritarë i marrin në momentin që udhëtojnë zyrtarisht.

Të tilla shpenzime janë bërë edhe për dy vite e gjysmë më herët, por Qeveria e Kosovës deri më tani zyrtarisht nuk ka dhënë informacione në lidhje me koston e bisedimeve./zëri/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.