HW

70 vjet shkollë në Tugjec

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

Me ngrohtësinë e kraharorit,
Si bylbyli në mëngjes –
Po i këndoj 70 vjetorit,
T’ lindjes s’ shkollës në Tugjec !

Ec e ec , ec e ec –
70 vjet shkollë në Tugjec !
70 vjet rritë e gëzime ,
70 vjet dritë e mësime !…

70 vjet nëpër rrugëtime ,
70 vjet nëpër mundime ,
70 vjet me shumë rrëfime ,
70 vjet sukses , mësime !…

70 vjet rrugëtime t’ gjata –
Kaluan mijëra nxënës fshatarë !…
Kaluan 70 gjenerata –
Bashkë me mësues e arsimtarë !…

Si bylbyli i mëngjesit ,
Këtë këngë po e këndoj –
Me te Shkollën e Tugjecit ,
Me gjithë zemër e kujtoj !

I kujtoj rrezet e dritës –
Ku zhvillohej dituria !
I kujtoj vitet e rritës –
Ku lulëzonte lumturia !…

Në agimet e mëngjesit –
Vinin nxënësit drejt Tugjecit !
Prej Gëmicës e Gjyrishecit ,
Prej Sfircës e prej Zajçecit !…

Nga Meshina e Kremenata –
Ndër lugina e kodra t’ gjata !
Nga Shahiqi e Ramabaja –
Hajkobilla e Starabaja !…

HW

Ngjiten nxënësit brigjeve , shpatit –
Prej Zhujës e prej Gërbacit !…
Nga Jallaça e Feriçeva
Dhe shumë fshatra nga këto treva !…

Nëpër shi e nëpër borë –
Zbathë e zhveshë me libra n’ dorë !
Nëpër terr e nëpër mjegull –
Bukë pa ngrënë , librat nën sqetull !…

Udhëtonin drejt ditëve të reja –
Në Tugjec , ku i priste hareja !
Udhëtonin drejt rrugëve t’ jetës –
Shtigjeve t’ dritës , rritës , shpresës !…

Drejt haresë edhe gëzimit ,
Drejt mësimit edukimit ,
Drejt leximit edhe shkrimit,
Drejt lojërave dhe këndimit !…

Nga shumë fshatra ec e ec –
Vinin nxënësit në Tugjec !
Nëpër rrugë të ardhmërisë –
Drejt dritës së diturisë !

Urime 70 vjetori i themelimit ,
Moj shkolla e vendlindjes sime !
Jetë të gjatë e dritë t’ gëzimit –
N’ edukime dhe mësime !…

Urime Tugjec, festimin –
T’ uroj fatin dhe të mbarën !
N’ ty mësova shkrim – leximin,
N’ ty mësova Abetaren !

Gjilan, më 25.09.2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.