Fundamenti

70 vjet nga hapja e shkollës në Tugjec

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi

Si bylbyli në ag t’ mëngjesit –
Do t’ ia këndoj një këngë Tugjecit !
Veç për mallë edhe për kujtime ,
Sepse është , o, vendlindja ime !

Muaj Nëntor,o, Dyzet e Shtatë –
Nuk harrohet për jetë të gjatë !
Për herë t’ parë në këtë fshat t’ malësisë –
U hap shkolla e diturisë !

Ukë Plakiqi, me këmbë të mbarë –
N’ Tugjec erdhi mësues i parë !
Prej Nekocit , o, të Drenicës –
Seç përhapte rreze të dritës !

Në Tugjec, në atë trevë malore –
U hap shkolla e parë fillore !
Në Tugjec , n’ atë Bashkësi Lokale –
Vinin nxënësit , o, nga këto male !

Seç krenohej shkolla e Tugjecit –
Me punën e Ali Pecit !
Ali Peci nga fshati Zhazhë –
N’ dituri , o, kishte bagazh !

Biri i Zhazhës , o, Ali Peci –
Ishte idol për nxënës të Tugjecit !
Biri i Zhazhës së Mitrovicës –
Ishte idol për nxënësit e Sfircës !…

Ali Peci prej Mitrovicës –
S’i frikësohej , o, sakrificës !
Mësonte nxënësit në Abetare
Dhe në rrugën e drejtë kombëtare !…

Ismail Voca prej Shalës s’ Bajgorës ,
Erdh n’ Tugjec , o, në shkollë fillore –
T’ përhapë dritë edhe dituri ,
T’ iu sjell nxënësve , o, lumturi !…

Nga Letanci i Podujevës –
Kontribut të madh i dha trevës !
Shaban Shala , o, prej Letancit –
Në Tugjec , mirë i mësoi nxënësit !
Emrush Bejtën nga Përlepnica –
E kujtojnë Tugjeci e Sfirca !
E kujtojnë Gmica e Meshina –
Mësonte nxënësit nga rrethina !…

Mobi Casa

Ferid Berisha me mendje t’ holla –
Me vullnet , o, hapi tri shkolla !
Përlepnicës , Koretinit , Strezocit –
Me parajsë e shpërbleftë prej Zotit !

N’ fshatin Gmicë , o, shkollën e hapi –
Mësuesi i parë , o, Hazir Kastrati !
N’ fshatin Sfircë , o, shkollës i priu –
Mësuesi i parë , o, Ismail Musliu !

Mehmet Masurica në këtë rrethinë –
Mësues i parë erdhi në Meshinë !
Rexhep Kastrati , mësues nuk u ngec –
I pari e hapi shkollën n’ Zajçec !

Prej shumë mësuesve n’ atë shkollë Tugjeci –
Kontribut t’ madh dha Ahmet Leci !
Ndërtoi shkolla edhe banesa –
Për ditë t’ bardha po shtonte shpresa !…

Shëmbëlltyrë , mësues prej tabani –
Do t’ kujtohet Hajdin Hasani !
Prej Shahiqit vinte n’ Tugjec –
Triumfonte me nxënës n’ sukses !

70 vite të ekzistencës –
T’i uroj , o, me xhan të zemrës !
T’ kesh jetë t’ gjatë , o, me ëmbëlsi –
Të rikthehet jeta n’ malësi !

Të rikthehet jeta n’ Gollak –
Të kesh nxënës , o, me bollak !
Ty Tugjec , të uroj shëndetin –
Në ty mësova , unë, Alfabetin !

Në ty mësova , unë, shkrim – leximin ,
Lojërat , këngët edhe gëzimin !…
Në ty mësova , unë, të vërtetën –
Se si duhet ta gëzoj jetën !

Gjilan, më 15. 09. 2017.

Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.