UBT

70 mijë euro për bartje të votave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), bartjen e votave për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013 ia ka besuar kompanisë G&H, e cila ka fituar tenderin nga ky institucion në vlerë prej rreth 70 mijë euro.

Në tenderin e shpallur nga KQZ për transportin e materialit sensitiv dhe josensitiv për zgjedhje kanë marrë pjesë dy kompani, ku çmimi më i lartë ka qenë rreth 90 mijë euro.

Granit Cakiqi, drejtor i kompanisë G&H, e cila është përzgjedhur nga KQZ për shkak të ofertës më të ulët, thotë për gazetën “Zëri” se kompania e tij për të tretën herë fiton një tender të tillë.

“Ne jemi duke e fituar këtë lloj tenderi për të tretën herë. Kemi referencat më të mira nga ana e KQZ-së. Gjatë punës që kemi bërë për tri palë zgjedhje, nuk kemi asnjë vërejtje prandaj edhe kemi fituar sërish këtë tender”, ka thënë Cakiqi.

Uji Dea

Derisa Cakiqi thotë se nuk kanë pasur asnjë vërejtje për punën që kanë bërë më parë, mediet në Prishtinë kanë raportuar të mërkurën për një rast të paprecedent, i cili ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës, kur policia ka gjetur një kuti votimi që besohet se i takon procesit zgjedhor të mbajtur më 17 nëntor të vitit 2010.

Frikë nga keqpërdorimi i votave

Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nuk është në dijeni për përzgjedhjen e kompanisë fituese për transportin e materialit sensitiv dhe josensitiv për zgjedhjet lokale të vitit 2013, e as për historikun e kompanisë fituese. “Nuk kam çka të them”, ka deklaruar shkurt Halimi…(Zëri)