UBT

70 ish-minatorë mbesin pa pensione

/ 2 minuta lexim
HW

Rreth 70 ish-minatorë të kombinatit metalurgjik “Trepça” që nga muaji prill kanë mbetur pa pensione të parakohshme. Kjo për arsye se Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti, i cili është miratuar në maj të vitit 2014, ka paraparë se të drejtën e pensioneve të parakohshme mund ta gëzojnë të gjithë punëtorët prej moshës 50 – 65 vjeç. Ish-minatorët thonë se nga viti 2004 gëzojnë këtë të drejtë pasi që, sipas tyre, ekipi i mjekëve, i organizuar nga Qeveria e Kosovës, pas një kontrolli kishin konstatuar përse këta minatorë kanë humbur aftësinë për ta vazhduar punën.

Ata thonë se me këtë ndërprerje të pensioneve është bërë një padrejtësi ndaj tyre. Përmes një letre të hapur ata kanë kërkuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale që t’i vazhdojë pensionet ose kthimin në vendin e tyre të punës. Por, në Ministrinë e Punës kanë thënë se këta minatorë kanë mbetur jashtë skemës pensionale për arsye ligjore, ndërsa nuk kanë treguar se çka do të ndodhë me fatin e tyre.

ARKATANA

“Departamenti i Pensioneve nga janari 2015 ka filluar të pranojë aplikacionet për skemën e pensioneve të parakohshme konform Ligjit 04/L-131 dhe një numër i ish-përfituesve si rezultat i mosplotësimit të moshës (50 deri 65 vjet) nuk kanë mundur të parashtrojnë fare kërkesë, kështu që kanë mbetur jashtë skemës, gjithnjë në zbatimit të ligjit nga ana e MPMS-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.