United Hospital

7 vjet e 3 muaj burg kosovarit për tentim vrasjeje të tre personave

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në dhjetor të vitit 2007 para lokalit “Rondo” në Oensingen kishte qëlluar në drejtim të tre personave. Sipas gjykatës, vetëm fati i ka shpëtuar personat në fjalë nga plagosja ose edhe nga vrasja.

Gjykata e lartë e Soloturnit ka marrë vendimin: kosovari me emrin Bojan* (emri i shifruar, sipas burimit) dënohet me 7 vjet e tre muaj burg për tentim vrasje të tre personave, shkruan solothurnerzeitung.ch. Dorasi, sipas vendimit gjyqësor, e ka marrë në konsideratë edhe vdekjen e personave drejt të cilëve ka qëlluar me armë zjarri, në vitin e largët 2007.

Bojani është ankuar në Gjykatën e Lartë (kantonale) kundër shkallës së parë, e cila e kishte dënuar atë me 8.5 vjet heqje lirie, transmeton albinfo.ch. Dënimi i ishte shqiptuar pasi që ishte konstatuar se ai, në dhjetor të vitit 2007 para lokalit “Rondo” në Oensingen kishte qëlluar në drejtim të tre personave. Sipas gjykatës, vetëm fati i ka shpëtuar personat në fjalë nga plagosja ose edhe nga vrasja.

Por krejtësisht ndryshe e shpjegon rastin avokati i kosovarit. Sipas tij, këtu nuk kemi aspak të bëjmë me tentim vrasje. Klienti i tij ka dashur vetëm t`i frikësojë personat që i kishte gjuajtur. Po të dëshironte, ai mund t`i qëllonte dhe t`i vriste, pasi që ishte vetëm një metër e gjysmë larg tyre. Po ashtu, sipas tij, Bojani kishte shtënë me armë duke dashur të mbronte shokun e tij, i cili ishte sulmuar nga tre të përmendurit.

FIDANISHTJA

Por sipas kryetarit të trupit gjykues, qëllimi i të akuzuarit nuk luan asnjë rol në këtë rast. Fakti është se ai, duke shtënë me armë zjarri gjashtë herë në drejtim të viktimave, ka shkaktuar rrezik të madh.

Me anë të vendimit gjyqësor është pranuar se Bojani nuk ka pasur qëllim vrasjen por se e ka marrë në konsideratë edhe atë, si të mundshmme kur ka qëlluar në drejtim të tri viktimave. Kjo e shndërron veprën e tij nga tentim vrasjeje me paranenduim, siç e kishte gjykuar shkalla e parë, në tentim të thjeshtë vrasjeje.

Emrat si Bojan në këtë rast, ashtu si dhe emra tjerë serbë, shpeshherë për mungesë informimi ose ndonjë arsye tjetër, figurojnë në mediat zvicerane kur përdorin emra të shifruar të shtetasve kosovarë të akuzuar ose të gjykuar. Në të shumtën e rasteve bëhet fjale për shtetas kosovarë me kombësi shqiptare. (red.)

http://www.albinfo.ch/7-vjet-e-3-muaj-burg-kosovarit-per-tentim-vrasjeje-te-tre-personave/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.