Mobi Casa

7 ushqimet, të cilat e rrisin nivelin e hekurit në trupin tuaj

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Të rëndësishme për femrat, për shkak të gjakut të humbur gjatë cikleve menstruale. Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit përmes gjakut nëpër të gjitha organet e trupit. Andaj, është mirë nëse mundoheni që të konsumoni sa më tepër ushqime, të cilat i kemi renditur më poshtë, pasi që ato janë shumë të pasura me hekur.

1. Mishi i viçit

Mishi i viçit është njëri nga ushqimet më të pasura me hekur. Pa marrë parasysh se a e pëlqeni mishin e pjekur në skarë apo preferoni të hani hamburger, e rëndësishme është që pas konsumimit të mishit të viçit, niveli i hekurit në trupin tuaj do të rritet. Gjithsesi, gjatë konsumimit të tij duhet pasur kujdes, pasi që niveli i yndyrës në gjak mund të rritet paralelisht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

2. Guacat e detit

Guacat e detit janë në mesin e ushqimeve të pasura me hekur, saqë vetëm 85 gramë guaca të detit përmbushin 30 për qind të nevojave tuaja ditore. Nëse nuk arrini të gjeni guaca të freskëta, është mirë nëse provoni të ushqeheni me guaca të konservuara për të përfituar nga hekuri, të cilin ato e përmbajnë.

3. Tuna

Ky është një lajm i mrekullueshëm për të gjithë, njerëzit të cilët e adhurojnë tunën, pasi që ata duke konsumuar ushqimin e tyre të preferuar marrin hekurin e nevojshëm për ta. Ky lloj peshku mund të konsumohet edhe si i konservuar për një drekë të shpejtë apo mund të vendoset në sallatë. Gjithsesi, e rëndësishme është që do të përfitoni sasi të mjaftueshme të hekurit nga konsumimi i tij.

4. Mishi i pulës

Eco Higjiena

Ndonëse mishi i pulës nuk është aq i pasur me hekur sa mishi i kuq, nëse jeni adhurues të mishit të pulës, atëherë prapë do të arrini të merrni një dozë të hekurit. Pjesa më e mirë e pulës është gjoksi, pasi që ju mban larg kalorive të padëshirueshme.

5. Gaforrja

Një ndër ushqimet më të konsumuara nga ushqimet e detit është gaforrja, andaj si duket të gjithë ata njerëz, të cilët ushqehen me gaforre janë duke i bërë vetës një favor të madh, dhe kjo pikërisht për faktin që gaforret janë të pasura me hekur, duke shtuar kështu nivelin e tij në trupin tuaj.

6. Drithërat

Nëse jeni duke kërkuar ndonjë mënyrë për të shtuar nivelin e hekurit në trupin tuaj, mirëpo nuk preferoni konsumimin e mishit, atëherë drithërat janë zgjedhje ideale për ju! Drithërat zakonisht konsumohen në mëngjes gjatë ngrënies së kafjallit, mirëpo mund të përdoren edhe gjatë drekës!

7. Spinaqi

Spinaqi është një ushqim i mrekullueshëm, i cili është i njohur për nivelin e lartë të hekurit. Përdorni spinaqin për të përgatitur sallatë apo gjatë përgatitjes së supës me perime. Preferohet që spinaqi të sevrohet edhe bashkë me mish pule ose me mish peshku.

(Kosova Sot)