GRANDEMALL

7 ushqime që mund të konsumoni për mëngjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kos: i pasur me kalcium dhe proteina, nëse e konsumoni në mëngjes ju ndihmon të ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë. Shtojini disa fruta për ti dhënë pak ëmbëlsi dhe ja ku u përgatit një mëngjes i shëndetshëm dhe i shijshëm.

Portokall: jeni duke u përpjekur të humbisni pëshë? Sipas studimeve të fundit nëse konsumoni gjysëm portokalli para çdo vakti djegia e yndyrës do të bëhët më shpejt. Portokalli mbi të gjitha shërben për t’ju hidratuar. Bëjeni pjesë të mëngjesit tuaj këtë frut dhe do të shikoni ndryshime lidhur me peshën dhe shëndetin.

Banane: Një banane për mëngjes është ajo që ju duhet nëse doni të keni energji përgjatë gjithë ditës. Priteni në feta dhe shtojeni tek drithërat apo kosi. Kaliumi që përmban banania ju ndihmon për të rregulluar presionin e ulët të gjakut.

Vezë: burim i shkëlqyer i proteinave dhe vitaminës D. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh gjatë vaktit të mëngjesit.

Mobi Casa

Gjalpë kikiriku: nëse nuk hani vezët dhe produktet e qumështit, gjalpi i kikirikut është një burim tjetër proteinash i pasur me yndyrna të mira. 1 lugë gjelle nga ky gjalpë, përmban 100 kalori.

Boronica: të freskëta ose të ngrira janë të pasura me antioksidantë dhe nëse konsumohen rregullisht përmirësojnë shumë aspekte të shëndetit tuaj duke filluar nga kujtesa e deri tek rregullimi i presionit të gjakut në metabolizëm. Janë gjithashtu më të ulta në kalori krahasuar me frutat e tjera.

Kafe: konsumimi i kafes është i lidhur me parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si diabeti apo kanceri i prostatës. Nëse dëshironi mund ta përzieni me pak qumësht./ Health Magazine/Përgatiti: Elena Beta

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.