Fundamenti

7 ushqime për të parandaluar gripin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jemi para sezonës ku siptomat e gritit janë të shpeshta. Ne ua paraqesim disa fruta të cilët janë shumë efektiv në parandalimin e gripit. Kivi- Vitamina C që gjende te kivi është shumë e rëndësishme për të parandaluar gripin dhe për të forcuar sistemin imunitar. Këshillohet që të konsumohet rregullisht, veçanërisht në stinën e ftohtë.

Hudhrat dhe qepët- Janë të pasura me vitamina dhe kripëra minerale si dhe kanë një sërë vetish antibakteriale dhe antivirale.

Këshillohet të konsumohen dy herë në ditë, një herë të përpunuara në gjellë dhe një herë në sallata të ndryshme.

Salmoni- Peshku salmon jo vetëm përmban vitaminë C dhe D, por përmban edhe një sërë substancash antimikrobike në organizëm.

Fundamenti

Kosi- Është i pasur me baktere që forcojnë imunitetin e trupit si dhe mbrojnë florën bakterike.

Bajamet- Përmbajnë vitaminë E dhe elementë antioksidantë.

Midhjet- Janë të pasura me zink, një mineral me veti të shumta antioksidante dhe janë në gjendje që të mbajnë larg gripin dhe sëmundjet e stinës së ftohtë.

Legumet- Fasulet dhe bishtajat janë të pa zëvendësueshme në stinën e ftohtë, pasi ndihmojnë në prodhimin e antitrupave mbrojtës.