GRANDEMALL

7 rregulla për të luftuar plakjen

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Për fat të keq është e vështirë të shmangësh plakjen, por nëse tregoni kujdesin e duhur për lëkurën, hani shëndetshëm dhe bëni gjumë të mirë, mund të dukeni më të rinj. E gjitha varet nga ju! Gratë shpesh bëjnë shumë gabime që i bëjnë ato të duken më të vjetra në moshë. Nëse doni të rishqyrtoni stilin e jetës tuaj, ndiqini këto 7 rregulla dhe qëndroni të rinj sa më gjatë.

Eliminoni zakonet e këqija

Pirja e duhanit mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë, por kurrë nuk mund t’ju bëjë të ndiheni të rinj. Studimet tregojnë se pirja e duhanit është një nga shkaqet kryesore të plakjes të parakohshme. Nëse pini duhan dhe alkool çdo ditë, atëherë duhet të jeni gati për t’u përballur me rrudhat, dehidratimin, humbjen e kolagjenit. Nëse shpëtoni nga këto zakone, lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse!

Kujdesuni për qafën, supet dhe duart

Fytyra mund të duket më e re se mosha juaj, por qafa dhe duart mund të zbulojnë moshën tuaj të vërtetë, prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për këto pjesë të trupit tuaj çdo ditë për të parandaluar plakjen e parakohshme. Para se të flini dhe gjatë ditës përdorni krem mbrojtës ndaj diellit.

Mos u ekspozoni në diell

Mos e shmangni diellin plotësisht, por të qëndroni pak kohë në diell që të merni vitaminën D. Qëndrimi i gjatë në diell është i rrezikshëm, pasi mund të ndikojë në plakjen e parakohshme, shfaqjen e rrudhave ose kancerin e lëkurës. Para se të largoheni nga shtëpia, përdorni një krem filtra të lartë mbrojtës për lëkurën, madje edhe në ditë me shi dhe me re.

Mos e prekni fytyrën tuaj

Mbani duart larg nga fytyra dhe qafa për të shmangur plakjen e parakohshme. Mos i fërkoni sytë pasi lëkura rreth tyre është shumë delikate, madje edhe kur të aplikoni krem, shmangni fërkimin e fortë.

Uji Dea

Lajeni fytyrën dy herë në ditë

Ndonjëherë mund të jeni shumë përgjumësh për ta larë fytyrën në mëngjes apo shumë të lodhura për ta hequr makijazhin në darkë. Por këto janë dy nga zakonet më të këqija për plakjen e parakohshme. Duhen vetëm pak minuta për ta larë fytyrën dhe nuk ka asnjë justifikim të vlefshëm për shmangien e këtij veprimi. Larja e fytyrës jo vetëm parandalon plakjen e parakohshme, por parandalon edhe aknet.

Flini mirë

Nëse flini më shumë se 8 orë dhe më pak se 6 orë mund t’i shkaktoni dëm lëkurës. Trupi ka nevojë për 7 – 8 orë gjumi që të riparojë veten. Një nga rregullat e rëndësishme që duhet të ndiqni për të shmangur rrudhat e parakohshme, është të shkoni në shtrat jo më vonë se ora 11. Nëse shkoni për të fjetur pas mesnate, mund t’i shihni rrudhat në linjat e fytyrës më herët nga sa mendoni. Gjumi më rigjenerues është nga ora 22:00 – 02:00. Edhe pozicioni i gjumit mund të kontribuojë në plakjen e parakohshme prandaj shmangni të fjeturin në anë ose me fytyrë poshtë. Këshillohet fjetja me shpinë për një gjumë më të shëndetshëm.

Konsumoni ushqime të pasura me antioksidues

Antioksiduesit ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira të lëkurës dhe rrudhat e parakohshme. Disa ushqime të pasura me antioksidues janë: manaferrat, fasulet, çokollata e errët, mollë, karrota, rrush i kuq, kumbulla të zeza.

Nuk është procedurë e lehtë të ndalosh plakjen e parakohshme. Disa vajza duhet të merren me parandalimin e rrudhave që në moshën 20 vjeç, kjo për shkak të stilit jo të mirë të jetës që bëjnë. Hani shumë fruta, perime, pini ujë të mjaftueshëm, merrni mjaft gjumë për të zvogëluar nivelin e stresit dhe për të qëndruar të rinj më gjatë.

Përshtati në shqip: Elena Beta

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.