Fundamenti

7 nxënës vitias bëhen pjesë e programit KEDS Academy

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë vizituar sot shkollën IAAP “Jonuz Zejnullahu” – Viti.

Me këtë rast ata i uruan për sukseset të cilat i ka arritur kjo shkollë, në veçanti për 7 nxënësit të klasës së 12-të, profili Instalues Elektrik pas kalimit me sukses në të gjitha fazat e testimit dhe pranimit të tyre në programin KEDS Academy.

“Sot dua të ju uroj secilin nxënës për sukseset e arritura duke potencuar se me këtë ata na bëjnë krenar. Rinia është e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe ju inkurajoj të mos ndalini rrugën tuaj të suksesit”, u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu tha se nxënësit vitias janë shumë të suksesshme dhe do t’a kenë mbështetjen e komunës si në mjetet e konkretizimit, kabinetëve etj.

Mobi Casa

Në këtë shkollë ata u pritën në takim nga drejtori i shkollës Ali Bislim, i cili i njoftoj ata për zhvillimet e gjithmbarshme të shkollës.

Ai tha se vazhdimisht kanë aplikuar dhe janë përzgjedhur nxënësit e kësaj shkolle profesionale duke u pranuar në KEDS Academy.

Ndërkaq drejtoresha Ajeti bëri me dije se të gjithë nxënësit vitias , do të kenë sigurimin shëndetësor të mbuluar nga komuna gjatë punës së tyre praktike.

Përndryshe bëhet fjalë për nxënësit vitias: Elmedin Beqiri, Bekir Samakova, Rexhep Sadiku, Samed Ramadani, Osman Ferati, Rinim Sadiku dhe Eltion Ramadani të cilët tani më janë pjesë të këtij programi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.