Fundamenti

7 mënyra të përdorimit të uthullës së mollës, të cilat nuk i keni ditur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe zogjtë në degë e dinë sa e shëndetshme është uthulla e mollës, por nuk keni ditur se mund ta përdorni edhe në këto mënyra.

1. Kërpudhat në shputa ose gishtërinj, dhimbjet dhe skuqjet midis gishtërinjve. Uthulla e mollës heq qafe dhimbjet e tilla për një muaj,raporton Gazeta Kosova Sot

Krejt çfarë duhet është t’i futni këmbët, çdo ditë nga gjysmë ore, në uthull molle.

2. Të djegurat nga dielli. Uthulla e mollës njihet për efektin kundër inflamacioneve. Shtoni një gotë uthull në vaskën me ujë dhe relaksohuni për disa minuta, për të hidratuar lëkurën dhe qetësuar atë.

3. Infeksionet bakteriale. Bakteret shkaktojnë problemet në stomak, e mund t’i shëroni me uthull të mollës.

Shtoni një sasi të vogël të uthullës në ujë apo ndonjë pije tjetër dhe e pini në sasi të vogla.

Eco Higjiena

4. Nëse do të dëshironit të humbnit ndonjë kilogram, uthulla e mollës ju ndihmon ta shtypni urinë. Shtoni një lugë në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini në lukth të thatë.

5. Për ngërçet në muskuj, në gotën me ujë të ngrohtë shtoni 2 lugë uthull molle dhe 1 lugë mjaltë.

6. Nëse ju mundon lemza, pini një lugë uthull molle.

7. Për flokë me volum, përgatitni një maskë nga një gotë ujë dhe 2 lugë uthull molle dhe shpëlani flokun para secilit pastrim.

(Kosova Sot)