Mobi Casa

690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë në komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në Komunën e Vitisë, po mbahet sot testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta, të cilët po i përgjigjen 100 pyetjeve që përmban ky testim. Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, ka njoftuar se rreth 690 nxënës të klasave të nënta i janë nënshtruar testit të arritshmërisë dhe se ai po zhvillohet normalisht.

“Ka filluar mbarë testi i arritshmërisë në komunën tonë, janë 4 qendra testimi tri në qytetin e Vitisë e një në Pozheran. Numri i nxënësve që kanë hyrë në këtë test është rreth 690, të cilët pas këtij testi, do të vazhdojnë regjistrimin e tyre në shkollat e mesme. Deri tani nuk kemi ndonjë parregullsi, kam vizituar dy shkolla, procesi po shkon mbar dhe janë duke u respektuar masat kundër virusit. Ministria e Arsimit, ka monitoruesit e caktuar dhe ne si drejtori, janë edhe mësuesit që janë duke mbikëqyrë. Në çdo klasë janë nga 15 nxënës”, ka thënë drejtori Aliu.

Uji Dea

Ai më tej shtoi se testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore. Në drejtorinë komunale të Arsimit, thonë se këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi, por që pikët e mbledhura do t’u shërbejnë nxënësve të orientohen për në shkollimin e mesëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, kërkon që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.