RCCOLA

68 të arrestuar, 21 policë të lënduar, 4 vetura të dëmtuara

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

68 protestues të arrestuar, 21 zyrtarë të policisë të lënduar si dhe katër vetura zyrtare të dëmtuara, është bilanci i protestës së mbajtur sot organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në kundërshtim të ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi.

Policia raporton se gjatë intervenimeve policore, janë shoqëruar për në stacionet policore gjithsej 68 protestues, të cilët po trajtohen në bazë të procedurave ligjore dhe konventës për respektimin e të drejtave të njeriut, ku njëmbëdhjetë prej tyre ju është ofruar ndihma mjekësore, kryesisht nga spreji OC.

Si pasojë e veprimeve dhe sjelljeve të dhunshme nga ana e protestuesve, 21 zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si dhe janë dëmtuar katër automjete zyrtare, prej tyre dy automjete policore.

Uji Dea

Në protestën e paparalajmëruar, nga subjekti politik Vetëvendosje e cila ka filluar rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 14:55, ishin 500-600 protestues të shpërndarë në lokacione të ndryshme përreth hyrje-daljeve të objektit të Parlamentit të Kosovës. Në një njoftim të Policisë thuhet se protestuesit fillimisht kanë krijuar pengesa fizike ndaj disa deputetëve dhe personaliteteve tjera, duke mos i lejuar të hyjnë në Kuvend dhe më pas kanë vazhduar me veprimeve të dhunshme, duke hedhur mjete të ndryshme me ngjyrë dhe gurë ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, protestuesit gjatë protestimit të tyre, kanë tentuar të dëmtojnë rrethojat e institucionit me qëllim të futjes në objektin e Parlamentit të Kosovës, si dhe me pas kanë bërë bllokime të tërësishme dhe të pjesshme të rrugës së UÇK-së dhe rrugës Agim Ramadani, në hyrjet e Parlamentit të Kosovës nga këto dy anë. Si pasojë e këtyre veprimeve nga ana e protestuesve, njësitet policore janë detyruar të reagojnë, për t’u mundësuar hyrjen deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe për të liruar rrugët për qarkullim dhe lëvizje të lirë të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/