FIDANISHTJA

6,791 raste aktive me coronavirus, KQZ përmes ekipeve mobile do t’iu mundësojë qytetarëve të infektuar të votojnë ditën e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.

Ndryshe, vendi është në fushatë zgjedhor dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do tu mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Fundamenti

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni pa pagesë: 0800 55 555. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.