Hidromorava

61 kosovarë pa letra kapen në trenin Hungari- Gjermani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjatë janarit në pikat kufitare Austri-Gjermani, rreth Rosenheim-it, kanë hyrë 330 kosovarë, e në dhjetor, 420 sish

Të shtunën, më 7 shkurt, policia gjermane ka zënë 61 kosovarë në një tren. Ata kishin hyrë në këtë shtet pa dokumentaionin e nevojshëm dhe po udhëtonin nga Hungaria me një tren të relacioneve të gjata. Për shkak se u mungonin dokumentet valide të udhëtimit dhe vizat për qëndrim në Gjermani, ata janë zbritur nga treni në Rosenheim.

Në mesin e tyre ishin 49 të rritur dhe 12 fëimijë ose të mitur. Shumica, gjatë marrjes në pyetje janë deklaruar se kërkojnë azil. Fillimisht ata janë dërguar në Qendrën e Pranimit të Refugjatëve në Munih. Por një pjesë e tyre janë detyruar ta lëshojnë Gjermaninë menjëherë.

Mobi Casa

Policia i ka marrë ata në pyetje dhe i ka sjellë në qendrën e shërbimit të Policisë Federale. Inspekcioni në Rosenheim i Policisë Federale konfirmon se numri i kosovarëve që hyjnë në Gjermani pa letra është shumë i madh prej disa muajsh.

Po ashtu gjatë vikendit Policia Federale e Rosenheimit ka kapur 150 persona që kanë hyrë pa Dokumente në Gjermani. Rreth 90 prej tyre ishin kosovarë.

Ndërsa nga 980 personat e hyrë pa letra gjatë janarit në pikat kufitare Austri-Gjermani, rreth Rosenheim-it, 330 kanë qenë kosovarë. Gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ky numër ka qenë edhe më i madh: rreth 420 gra dhe burra kosovarë janë regjistruar si migrantë ilegalë vetëm në këtë regjion./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.