Fundamenti

60 fermer vitias pajisen me spërkatëse

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë, vazhdon të përkrah fermerët e saj me pajisje të ndryshme bujqësore. Me këtë rast sot kjo komunë konkretisht, drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë shpërndarjen e 60 spërkatëseve me sasi 400L për fermerët vitias.

Kryetari i komunës Sokol Haliti dhe drejtori i bujqësisë Naim Pira, i kanë përgëzuar fermerët përfitues.

Haliti tha se përderisa nuk mungon vullneti për punë nga fermerët edhe komuna nuk do të ndalet në furnizimin e fermerëve me pajisje të nevojshme, për përmirësimin e kushteve dhe lehtësimin e punëve të tyre.

Mobi Casa

Ai tha se do të shikojmë mundësitë buxhetore që të vazhdojmë përkrahjen e tyre.

Kurse fermerët janë shprehur shumë të kënaqur me ndihmën e vazhdueshme nga institucionet komunale të Vitisë, duke potencuar se me këtë, ata do ta kenë më të lehtë të ushtrojnë veprimtaritë bujqësore dhe të gjenerojnë më shumë të hyra.

Përndryshe, vetëm kohëve të fundit fermerët vitias janë pajisur me pajisje të ndryshme. Përndryshe përfituesit e pajisjeve spërkatëse kanë kontribuar me 20% të vlerës./rajonipress/