UBT

60% e investimeve të huaja të orientuara në patundshmëri – Ekspertët: Nuk ndihmojnë në punësim

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë realizuar 230 milionë euro investime të huaja direkte. Sipas njohësve të çështjeve ekonomike këto investime janë të destinuar në patundshmëri, të cilat nuk ndikojnë në rritjen e vendeve të punës. Ata thonë se problemet politike janë shkaku i mos tërheqjes së investitorëve të fuqishëm, raporton Ekonomia Online.

Mustafë Kadriaj gjatë një bisede me Ekonomia Online, tha se reale është vlera e këtyre investimeve por që pandemia ka ndikuar mjaftë shumë në këtë mes, duke bërë që edhe investitorët të hezitojnë në kontribute.“Reale është për faktin se vlera është po aq, por duhet ta bëjmë një krahasim dhe sikurse çdo Qeveri edhe kjo po tenton që të i jep vlerësim vetes akoma pa e dhënë opinioni i gjerë. Në këtë rast duhet ta bëjmë edhe një dallim të qartë pasi kemi pasur edhe pandeminë dhe kjo ka ndikuar në çështjen e investimeve të huaja direkt, por edhe disponimi i investitorëve të huaj është jashtëzakonisht i keq në raport me Kosovën ku edhe vet diaspora heziton për shkak të infrastrukturës ligjore”.

“Qeveria aktuale ka jashtëzakonisht shumë punë për të ngritur opinionin nga ana pozitive të bërit biznes në Kosovë për faktin se ende shihet si një vend ku korrupsioni është aktual dhe në këtë drejtim Qeveria ka mjaftë punë, e po ashtu duhet të bëhet një data bazë e sidomos tek pjesa e diasporës që të dinë ata çdo mundësi që Kosova u ofron për të investuar”.

Ai tutje tha se është shumë e nevojshme që në këtë fazë të pandemisë që jemi të thithen sa më shumë investime dhe të bëhet menaxhimi i duhur i tyre.“Është shumë e nevojshme për Kosovën kur jemi në këtë fazë të pandemisë, ne edhe pse pretendojmë që jemi duke dal nga pandemia dhe jemi larg saj, e këtu të bërit biznes nuk duhet të ndalet dhe në këtë drejtim vendi jonë duhet të punojë më shumë që të thithë investime, por pak mund të flasim për investime pasi koha është për menaxhimin e situatës pandemike”.

Mobi Casa

Në anën tjetër, eksperti i ekonomisë, Erton Bega, tha se ky është një lajm i mirë i cili nënkupton se ka rritje të investimeve por që problem qëndron prapë aspekti i situatës politike dhe ligjore, raporton Ekonomia Online.“Është e vërtetë që të dhënat e Bankës Botërore tregojnë për një rritje të investimeve të huaja direkte në gjashtë mujorin e parë, ky është një trend që po përcjelljet edhe nga viti i kaluar që paradoksalisht kemi pasur një rritje prej 34% e investimeve të huaja duke krahasuar vitin pandemik kur ishim mbyllur me një vit më herët, prandaj është një lajm pozitiv për ekonominë sepse nënkupton që kemi rritje të investimeve”.“Pa u përmirësuar dy aspektet të rëndësishme në vend, siç është ajo e situatë politike dhe ligjore do jetë shumë problem që të tërhiqen investitorë të huaj të fuqishëm, koorporata multinacionale që do mund të bënin investime, dhe të ndikonin në hapje të vendeve të punës”.

Tutje Bega thotë se mbi 60% e këtyre investimeve janë të destinuar në patundshmëri dhe që konsiderohet si investim i vdekur.“Nëse prekim detajet, atëherë mbi 60% e tyre janë të destinuar në patundshmëri e cila konsiderohet si investim i vdekur dhe është e politikave jo të duhura qeveritare ku vazhdojnë mjetet të orientohen në investime që nuk gjenerojnë punësim dhe të hyra tjera”.

Përkundër këtyre investimeve, ai thotë se prapë mbeten investime të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, duke shtuar edhe politikat qeveritare dhe pasiguria politike.“Ne do të ju besojmë të dhënave të Bankës Qendrore sepse është mënyra e vetme ku mund të bazohemi, prandaj si të dhëna janë të besueshme por nëse krahasohen me shtetet e rajonit mbeten investimet më të ulëta në Kosovë përderisa shtetet e rajonit kanë një mesatare mbi 500 milionë”.“Politikat qeveritare në aspektin makro-ekonomik do duhej të ndikonte shumë, por këtu në Kosovë për shkaqe politike dhe mos definimit të statusit të saj, për investitorët e huaj jep pasiguri politike duke hezituar të investojnë në Kosovë”.