6 vetitë shëruese nga konsumimi i boronicave

Boronicat janë një fryt i vogël dhe shumë i bukur. Janë të shijshme dhe të lëngshme. Prandaj edhe janë një alternativë e shkëlqyeshme për pijet e dëmshme për ata që konsumojnë pije natyrale. Mund të përdoret në sallata, për desert, dhe receta të ngjashme.
Trupin e furnizojnë me aminoacide, vitamina, minerale dhe karbohidrate. Konsiderohen si antioksiduesit më të shëndetshëm natyral. Pasi posedojnë pak kalori, e shndërrojnë në aleat për ata që duan të humbin në peshë. Në vijim ju paraqesim edhe disa veti shëruese të boronicave, transmeton gazeta Kosova Sot.
USHQIM NATYRAL ME PËRBËRËS KUNDËR INFLAMACIONEVE
Konsumimi i rregullt i boronicave ofron shumë dobi për ata që vuajnë nga sëmundjet inflamatore. Falë kontributit të nutrienteve, përdoren në trajtimin e sëmundjeve si artriti ose osteoartriti. Ofrojnë ndihmë edhe në trajtimin e hematomave, të shkaktuara nga trauma e drejtpërdrejtë nga sëmundjet e tjera inflamatore.
JANË ANTIOKSIDUES
Është fakt se ky fryt i vogël është i pasur me shumë antioksidues natyral. Pjesa më e mirë është se këto veti mund t’i keni kur ta keni konsumuar. Nëse trajtimi i inflamacioneve në trup nuk është arsye për ta konsumuar, atëherë kujtoni se boronicat luftojnë efektin e radikaleve të lira. Pos se pastron trupin nga helmet, është përgjegjës edhe për kujdesin ndaj lëkurës, sistemin e qarkullimit të gjakut dhe llojet tjera të organeve.
TRAJTOJNË ANEMINË
Ka shumë njerëz nëpër botë që vuajnë nga anemia, e nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Në këtë rast, konsumimi i këtij fryti qëndron në përbërjen e tij me hekur. Në fakt, boronicat janë fryti më i pasur me hekur. Nëse e konsumoni rregullisht, jo vetëm se do ta luftoni aneminë, por edhe qelizat e gjakut i mban në nivel.
BORONICAT PARANDALOJNË KANCERIN
Pasi që e thamë se boronicat janë të pasura me antioksidues, kjo ndihmon në luftimin e qelizave të kancerit. Në fakt, nëse e konsumoni më shpesh, ndikon në uljen e zhvillimit të qelizave të disa llojeve të kancerit. Megjithëse në fillim ishte vetëm teori kjo, “University of Illinois” ka bërë studime që e mbështesin këtë fakt. Në studime ishte vërtetuar se lloji i kancerit që më shumë luftohet nga boronicat është ai i stomakut.
LUFTOJNË TEMPERATURËN
Shumë veti shëruese të këtij fryti janë të ndërlidhura mes vetes. Shembulli më i mirë është se luftojnë temperaturën. Falë fuqisë së tyre antioksidues, boronicat sulmojnë trupat bakterial që shkaktojnë viruset. Thënë shkurt, janë përgjegjëse për dezinfektimin e trupit.
BORONICAT FORCOJNË DHËMBËT
Pos temperaturës, boronicat po ashtu ofrojnë dobitë e tyre për dhëmbët. Konsumimi i rregullt i boronicave pastron dhe forcon dhëmbët, falë përbërjes së tyre me vitamina C. Për më shumë, boronicat parandalojnë dëmtimet e shumta, pllakën dhe inflamacionin e mishrave të dhëmbit.
(Kosova Sot)