FIDANISHTJA

6 ushqimet që meshkujt duhet të hanë çdo ditë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm aq edhe i kënaqshëm për çdo njeri.Me anë të ushqimit përveç shijes së mirë që përfitohet, dhuron edhe shumë vitamina dhe minerale që trupit i duhen.

Megjithëse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për burrat ekspertët i specifikojnë në disa ushqime të veçanta.

Sipas ekspertëve 9 nga 10 burra në botë nuk marrin dozën e duhur të perimeve në një ditë.

Këto janë disa nga ushqimet të cilat ndihmojnë shëndetin e mirë tek burrat në çdo moshë.

Spinaqi

Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë.Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme.

Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet

Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat.

Gjithashtu bajamet ndihmojnë edhe në mbajtjen e formimin e mirë të muskujve.Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Kosi

Eco Higjiena

Njësoj si gratë edhe burrat janë të rrezikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza.Ndaj konsumimi i kosit apo qumështit për të ndihmuar shëndetin e kockave është shumë e rëndësishme.

Mjaftojnë jo më shumë se 80 gramë në ditë për një trup të shëndetshëm dhe pa probleme.

Domatet

Domatet janë të pasura me liktopene që janë ndër antioksidantët më të mirë për shëndetin e organizmit.

Këta antioksidantë sipas mjekëve kanë treguar se i mbrojnë meshkujt nga sëmundjet e prostatës.

Patatet

Karbohidratet që përmbajnë patatet janë shumë të vlefshme për shëndetin e mirë të burrave teksa mosha kalon.

Ideja e të hequrit tërësisht nga dieta e përditëshme e tyre në mënyrë që të dobësoheni është e gabuar.

Konsumoni shumë patate të ziera apo të furrës në mënyrë që të përfitoni karbohidrate të shëndetshme.Të pasura me kalium më shumë se bananet dhe me vitaminë C, patatet janë një burim i shkëlqyer energjish.

Shalqiri

Njëjtë si domatet edhe shalqiri përmban liktopene që parandalojnë sëmundjet apo kancerin e prostatës.Konsiderohet si një super-ushqim nga mjekët pasi përmban edhe shumë ujë që nxjerr toksinat nga organizmi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.