Uji Dea

6 ushqimet që ju shërojnë, kur ndiheni të lodhur

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lodhjet, plogështimi,është një ndjenjë e përgjithshme për ta përshkruar ndjenjën e të qenit i lodhur dhe i dobët.Po ashtu ndërlidhet me lodhjen mendore.Para se të përcaktoheni për ilaçe,ju dhurojmë gjashtë ilaçet natyrale për ta luftuar këtë gjendje.

BANANET

Bananet përmbajnë sasi të mirë me kalium, që i nevojitet trupit për ta shndërruar sheqerin në energji. Po ashtu, bananet janë të pasura me nutriente, si vitamina B, C, aminoacide omega-3, omega-6, fibra dhe karbohidrate, që ndihmojnë në mposhtjen e lodhjes, dehidrimin dhe simptomat e tjera të lodhjes. Hani 1 deri 2 banane në ditë.

ÇAJI I GJELBËR

Një filxhan me çaj të gjelbër mund ta luftojë lodhjen, sidomos stresin dhe lodhjet, që ndërlidhen me punën. Çaji i gjelbër përmban polifenole, që ndihmojnë në reduktimin e stresit, shtojnë energjinë dhe përmirësojnë përqendrimin mendor. Për një filxhan çaj të gjelbër, shtoni 1 lugë gjethe të çajit të gjelbër në gotën me ujë të ngrohtë për 5 minuta, e përzieni, shtoni mjaltë dhe e pini 2-3 herë në ditë.

FARAT E KUNGULLIT

Farat e kungullit janë zamër ideale për të luftuar lodhjet. Janë të mbushura me proteina të cilësisë së lartë, aminoacide të shëndetshme omega 3, vitamina B1, B2, B5 dhe B6, e po ashtu edhe minerale, si: mangan, magnez, fosfor, hekur dhe bakër. Të gjitha këto nutriente punojnë së bashku për ta forcuar sistemin tuaj imun, që do t’ju ofrojë energji dhe luftojnë simptomat e lodhjes.

Hidromorava

BOLLGURI

Ushqim i përsosur për të luftuar lodhjen është bollguri. Është i pasur me karbohidrate cilësore, ofron energji për trurin tuaj dhe muskujt. Plus, përmban shumë nutriente të rëndësishme, si: proteina, fosfor dhe vitamina B1, që shtojnë nivelin e energjisë. Bollguri po ashtu shihet si një superushqim për shëndetin dhe sistemin e tretjes, pasi që është i pasur me fibra. Një tas me bollgur është kafjalli më i mirë për ju.

JOGURTI

Sasia e mjaftueshme me proteina, karbohidrate dhe probiotikë të shëndetshëm për zorrët mund të luftojnë lodhjen. Probiotikët në jogurt po ashtu mund të lehtësojnë simptomat e sindromës së lodhjes kronike. Po ashtu luajnë rol kyç në përmirësimin e traktit tuaj digjestiv. Konsumoni së paku 1 jogurt në ditë.

SHALQIRI

Nëse ndiheni të lodhur në një ditë të ngrohtë, apo pas ushtrimeve fizike, energjinë mund ta riktheni me një sasi të shalqirit. Shalqiri është i pasur me ujë dhe elektrolite që ju mbrojnë prej dehidrimit dhe ju mbajnë aktiv, duke luftuar simptomat e lodhjes. Plus, është i pasur me nutriente, që luftojnë lodhjen, si vitamina C, likopen, betakarotinë dhe hekur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.