6 ushqimet që duhet t’i hani nëse keni ulcera në stomak
Këto ushqime alkaline dhe kundër inflamatore mund ta përmirësojnë shëndetin në rast të ulcerave në stomak. Konsumimi i tyre është mënyra e duhur për ta ndihmuar trajtimin e këtij problemi
KAROTAT
Karotat janë një nga perimet më të rekomanduara për pacientët që vuajnë nga ulcerat në stomak. Kanë veti alkaline dhe shëruese që, së bashku, riparojnë efektin e acideve shtesë. Pa marrë parasysh mënyrën si i konsumoni, ky ushqim mund të kontrollojë çrregullimet si djegiet dhe acidin refluks.
MOLLËT
Falë përqendrimit të lartë të tyre me nutriente, mollët janë një nga pemët më të shëndetshme. Përmbajnë fibra dietale dhe acide organike që veprojnë si rregullues për sistemin tretës. Rekomandohen për të hequr qafe ulcerat e stomakut, por edhe për artrit, kapsllëk dhe diarre.
ALOE VERA
Kristalet në aloe vera njihen për veprimin e tyre shërues dhe kundër mikrobeve. Nëse vuani nga ulcerat në stomak dhe i përdorni,mund të kontrolloni prodhimin shtesë të lëngjeve acidike dhe irritimin e mukozës gastrite. Për më shumë, aloe vera përmban komponent që riparojnë indet e dëmtuara.
BANANET
Bananet janë pemë që janë të pasura me niseshte dhe përbërës alkalin, që kur absorbohen nga trupi ndihmojnë në rregullimin e p-H-së së stomakut. Duke i konsumuar ndihmoni ndalimin e dëmtimit të mukozës gastrite dhe redukton praninë e ulcerave. Nutrientet e bananeve ndihmojnë në shërimin e indeve të dëmtuara.
PATATET
Të konsideruara si ushqimi më i mirë kundër acideve, patatet janë pjesë e grupit të shkëlqyeshëm të ushqimeve që ndihmojnë ulcerat në stomak. Vetitë e tyre shëruese me sasi të niseshtesë, fibrave dhe antioksiduesve që përmirësojnë procesin e tretjes. Kripërat alkaline reduktojnë inflamacionet dhe ndihmojnë në riparimin e indeve të dëmtuara.
FARAT E LIRIT
Farat e lirit të futura në ujë lirojnë një substancë xhelatine që është efektive në lehtësimin ulcerave në stomak. Konsumimi i tyre ndihmon në qetësimin e inflamacioneve dhe ndjenjën e të djegurave që shkaktohen nga ky problem. Janë burim për aminoacidet omega 3 dhe fibrat dietale që rekomandohen për riparimin e ndeve të dëmtuara.
(Kosova Sot)


