6 ushqimet më të dëmshme që i hani para gjumit

Nuk është turp nëse ju hahet diçka para se të shkoni në shtrat, por duhet të përkujdeseni rreth asaj se çfarë mund të hani e çfarë jo.

AKULLORE

Akullorja posedon dobi të dyfishta. Ndoshta është ushqimi më komfor, por është ushqimi më i tmerrshëm për ta konsumuar para se të shkoni në shtrat. Si është e mundur që një ushqim kaq i MIRË të jetë kaq i KEQ. Akullorja është e mbushur me yndyrë që ndikon të tretet ngadalë, posedon shumë sheqer, që ju lë zgjuar.

PICA

Kur ia keni thënë vetes për herë të fundit: Një pjesë nuk është fundi i botës… por kush mund të ndalet me një pjesë? Pica posedon shumë kalori. Shtresa e salcës së domates posedon shumë acide, që ju shtyn të zgjoheni në mes të natës, e këtë me siguri se nuk e dëshironi.

SELINO

Edi se çfarë po mendoni: Selino? Po aq befasuese sa mund të jetë, selinon duhet ta shmangni para shtratit, nëse për qëllim keni gjumë të thellë dhe cilësor. Selino është dieuretik natyral, që do të thotë se nxit urinim të shpeshtë. Kufizojeni konsumimin e selinos para shtratit, ose gjithë natën do të shkoni në banjë.

ÇOKOLLATA

Fatkeqësi e madhe për çokollatën pasi që pos se përmban shumë sheqer, ajo përmban edhe kafeinë, kështu që largojeni nga menyja e natës. Si rezultat i kësaj, çokollata ju privon nga gjumi. Ata që nuk flenë mjaftueshëm, mund të vuajnë nga dështimi i muskujve si pasojë e shtimit të kortizolit.

BUKA

Nëse me të vërtetë dëshironi të shtoni në peshë, hani bukë natën, por nëse dëshironi ta shmangni këtë, largojeni nga menyja e natës. Buka posedon karbohidratet dhe tretet ngadalë, që ju sjell telashe me gjumin. Mos u përcaktoni për ndonjë sandviç para orarit të gjumit.

GJALPI I KIKIRIKËVE

Gjalpi i kikirikëve mundet shpesh të ndikojë të shtoni në peshë, nëse e përdorni para se të shkoni në shtrat. Kjo është një shprehi e keqe, aspak e shëndetshme. Mos u përcaktoni gjatë natës për këtë lloj të gjalpit. Do t’ju mbajë zgjuar gjatë natës përderisa do t’jua shtojë kilogramët.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS