Hidromorava

6 Ushqimet e shëndetshme që duhet t’i hani çdo ditë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Shëndeti, bukuria, pesha optimale, të gjitha këto mund t’i arrini nëse çdo ditë i konsumoni ushqimet që jua paraqesim më poshtë 6 Mandarina parandalon kancerin, sulmin në zemër dhe pakëson kilogramët.

Lexoni edhe:
Zbulohet aksidentalisht ilaçi i “qelave”

SPINAQI

Spinaqi është i mirë për ndërtimin e muskujve dhe i pasur me aminoacidet Omega-3, acid folik, të cilat zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, sulmit në tru dhe osteoporozës. Është i pasur edhe me luteinë, substancë kjo e cila parandalon degjenerimin e makulës.

JOGURTI

Jogurti përmban sasi të lartë të probiotikëve, që janë plotësim natyral për bakteret e mira që gjenden në organizmin e njeriut. Kështu vjen deri te përmirësimi dhe forcimi i sistemit imun, por edhe është mbrojtje e mirë kundër kancerit.

DOMATJA

Uji Dea

Domatja e kuqe është perime shumë e shëndetshme, sepse përmban shumë antioksidues, sidomos likopenin, i cili është shumë i shëndetshëm. Studimet kanë vërtetuar se ushqimi i pasur me likopen zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga kanceri i fshikëzës, mushkërive, prostatës, lëkurës dhe lukthit, e po ashtu zvogëlon edhe rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet koronare.

KAROTA

Një pjesë e madhe e pemëve dhe e perimeve me ngjyrë përmbajnë substancën karotenoide, që shkrijnë yndyrat, ndikon edhe në pakësimin e rrezikut për t’u prekur nga shumë sëmundje. Pos kësaj, konsumimi i karotës ndikon në pakësimin e inflamacioneve.

BORONICAT

Boronicat përmbajnë një numër të madh të antioksiduesve dhe pikërisht për këtë parandalojnë kancerin dhe diabetin, përderisa me kalimin e viteve ngadalësojnë edhe humbjen e kujtesës te të moshuarit. Studimet e fundit po ashtu kanë vërtetuar që boronicat, të cilat janë t pasura me fibra dhe vitamina A dhe C, përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.

FASULJA E ZEZË

Që të gjitha llojet e fasules janë të shëndetshme, por asnjë nuk është më e shëndetshme për tru sesa fasulja e zezë. Kjo për faktin se përmban shumë antocianë, antioksidues që përmirëson funksionimin e trurit. Rreth 100 gramë të fasules së zezë sigurojnë 8 gramë proteina dhe 7,5 gramë fibra. Pos kësaj, posedon shumë pak kalori dhe nuk përmban yndyra të ngopura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.