ARKATANA

6 Ushqimet e lavdishme që ndikojnë në shtresat dhjamore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nëse dëshironi t’i hiqni qafe kilogramët, atëherë duhet t’i konsumoni këto ushqime, por, pos ushqimit, e rëndësishme është edhe sasia.

DRITHËRA PËR KAFJALL

Ditën fillojeni ashtu që ta shtoni nivelin e fibrave. N jëkohësisht do ta zvogëloni sasinë e kalorive, të cilat zakonisht i shtoni përmes vezëve dhe salsiçeve. Drithërat ndihmojnë me humbjen në peshë, që edhe e kanë vërtetuar shumë hulumtime. Përzgjidhni drithërat që janë të pasura me fibra e që kanë pak yndyrë.

JOGURTI PA YNDYRË

Jogurti me përqindje të vogël të yndyrës është burimi më i mirë i kalciumit. Mungesa e kalciumit ndikon në sekretimin e kalcitriolit, hormoni i cili nxit grumbullimin e yndyrave, përderisa konsumi ditor i kalciumit ndikon në shkrirjen e yndyrave.

KIKIRIKËT

Disa hulumtime kanë treguar se disa persona që brenda dy javëve kishin konsumuar 505 kalori nga kikirikët nuk kishin shtuar aspak në peshë. Kikirikët, për çudi, ndihmojnë në humbjen e peshës, pasi që na mbajnë të ngopur e po ashtu edhe rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak.

United Hospital

SKUMBRI DHE TUNA

Të ashtuquajturat proteinat e “pastra’ në mishin e peshkut, ruajnë energjinë e njeriut dhe shkrijnë kaloritë. Përcaktohuni për llojin e peshqve skumbri dhe tuna, pasi që janë të pasur me aminoacidet Omega 3, aminoacide këto që pakësojnë infeksionet në trup dhe rregullojnë sasinë e hormoneve.

PERIMET E GJELBRA

Perimet e gjelbra si spinaqi, brokoli dhe lulelakra jo vetëm se janë shumë të pasura me minerale vitamina, por gjithsesi se janë të pasura edhe me fibra. Mund të hani një sallatë të vogël pas secilës shujtë dhe kur të vjen radha e shujtës kryesore do të hani më pak.

MANAFERRAT

Me siguri se e dini që janë fibrat ato që ndikojnë në humbjen e kilogramëve. Ju mbajnë të ngopur më gjatë dhe ju mbajnë larg frigoriferit. Me fibra më të pasurat janë mjedrat dhe boronicat. Konsumimi i tyre po ashtu ndikon në largimin e helmeve të grumbulluara në organizmin njeriut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.