UBT

6 ushqime që parandalojnë formimin e gurëve në tëmth

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për të parandaluar dhe për ta luftuar formimin e gurëve në tëmth, është esenciale që të konsumoni ushqime të pasura me fibra.

KOKRRAT E GRURIT

Ushqimi i pasur me fibra ndihmon në eliminimin e yndyrave dhe të gurëve në tëmth. Është esenciale që njëherë në ditë të konsumoni ushqim nga kokrra e grurit. Kur të kalojnë nëpër zorrë, fibrat kapin lëngjet e tepërta që janë liruar dhe i eliminon. Midis ushqimeve që duhet t’i konsumoni janë: Krundet e grurit, Orizi i vrugët, Tërshëra.

HIKËRRORI

Konsumimi i hikërrorit po ashtu parandalon formimin e gurëve në tëmth. Plus, nivelin e yndyrave në trup e mban të paktë, kjo pasi është i pasur me fibra të patretshme. Hikërrori na furnizon me vitamina B dhe E dhe është burim i shkëlqyer për minerale. Nëse jeni adhurues i bukës, hikërrori është një zëvendësim i shkëlqyeshëm.

AGRUMET

Agrumet përmbajnë përbërës që stimulojnë hedhjen e lëngjeve shtesë si dhe luftojnë gurët në tëmth. Kjo edhe është arsyeja përse ata duhet të përfshihen në ushqimin tuaj të përditshëm. Po ashtu, agrumet përmbajnë pektinë. Kjo është një tjetër substancë që është e domosdoshme për eliminimin e gurëve në tëmth. Gjithmonë përcaktohuni për lëngje të shtrydhura, jo për të blera.

Uji Dea

USHQIMET E PASURA ME LECITINË

Ka komponent të ndryshëm në ushqime, si lecitina për shembull, detyra e të cilës është parandalimi i formimit të gurëve në tëmth. Kur kjo komponent nuk është në ushqime në sasinë e duhur, shfaqen gurët në tëmth. Duke konsumuar ushqimet e pasura me këtë komponent ulni rrezikun për formimin e gurëve. Ushqimet e tilla janë: Arrat, Soja, Lentet, Bizelet.

ARTIÇOKU

Artiçoku është një tjetër ushqim që lufton gurët në tëmth. Përmirëson edhe shëndetin në mëlçi falë përbërësit cinarinë. Cinarina është komponent që kontribuon në stimulimin dhe përmirëson kapacitetin dhe funksionimin e mëlçisë. Nëse preferoni diçka më të thjeshtë: Përbërësit: 1 artiçok, 4 gota ujë (1 litër). Përgatitja: Pastroni mirë artiçokun. Në një enë hidhni ujin e ftohtë dhe artiçokun. E lini gjatë natës. Ditën tjetër, e përzieni ujin dhe e pini gjatë ditës.

RRUSHI DHE BORONICAT

Rrushi dhe boronicat janë të pasura me resveratrol, komponent me indeks të lartë me antioksidues që lufton dëmet që shfaqen si pasojë e gurëve në tëmth. Në rast se jeni duke ndjekur një tretman në lidhje me këtë problem, resveratroli ndihmon me rikuperimin. Hani rrush dhe boronica të freskëta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.