Fundamenti

6 ushqime që mund të shkaktojnë gurët në veshka

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gurët në veshka dinë të shkaktojnë shumë dhimbje. Mu për këtë fakt, është ide e mirë që t’i shmangni disa ushqime të caktuara dhe të shtoni konsumimin e ujit për ta parandaluar këtë gjendje.

KAFEINA

Kafeina është ylli i mëngjesit tuaj. Përderisa ju ndihmon për t’u kthjellur në mëngjes, po ashtu shkakton edhe dëme anësore. Një nga këto efekte është se shkakton punën e tepërt të veshkave dhe rrit mundësinë për t’u formuar gurët në veshka. Kafeina nuk është pranishme vetëm në kafe, por edhe në çaj dhe disa pije.

MISHI I KUQ

Proteinat nga mishi i kafshëve dhe yndyra ndërlidhen me formimin e gurëve në veshka dhe dëmton veshkat. Nëse në ushqimin tuaj ka sasi të madhe mishi të kuq, duhet ta dini se komponent nga mishi i kuq janë të vështirë për t’u hedhur jashtë nga trupin. Mishi i kuq posedon shumë acid urik, e kur kjo sasi shtohet, formohen gurët në veshka.

ËMBËLTUESIT ARTIFICIALË

Ëmbëltuesit i përdorim për të ëmbëltuar desertët dhe llojet e ndryshme të çajit. I hasim në pijet dietale dhe mund t’i hasim edhe te shumë ushqime me pak kalori. Përderisa mund të mendojmë se janë më të shëndetshëm se sa sheqeri, kanë shumë efekte serioze anësore përfshirë gurët në veshka dhe përkeqësimi i funksionimit të veshkave.

KKVITI

KRIPA

Një ndër problemet më të zakonshme në ushqimin e njerëzve është konsumimi i sodiumit. Edhe nëse nuk e shtoni në ushqime që i përgatisni vet, ushqimet e gatshme kanë sasi të shtuar të sodiumit. Konsumimi i tepërt i kripës promovon mbetjen e lëngjeve në trup dhe formimin e gurëve në veshka.

BUTAKËT

Njerëzit e prirë nga gurët në veshka duhet shmangur ushqimet me oksalate. Kjo substancë organike ndikon në akumulimin e sodiumit dhe kalciumit në veshka. Ushqimi që më së shumti përmban acid oksalik janë butakët. Perimet me gjethe të gjelbër, çokollata dhe arrat po ashtu kanë sasi të madhe.

PRODHIMET E QUMËSHTIT

Prodhimet e qumështit janë pjesë e zakonshme e ushqimit të njeriut. Këto ushqime përmbajnë sasi të lartë me kalcium, i domosdoshëm për rritjen dhe forcimin e eshtrave. Por, nuk janë të mira për njerëzit që janë të prirë për t’u prekur nga gurët në veshka. Konsumimi i qumështit, jogurtit ose djathit, e rrit eliminimin e kalciumit përmes urinës.

(Kosova Sot)